Eko Higjiena

Besnik Hasi emërohet trajner i ri i Anderlechtit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

RSC Anderlecht ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin David Hubert, i cili e drejtoi këtë ekip përkohësisht nga muaji tetor.

E ndërkohë, gjiganti belg e zyrtarizoi sot trajnerin e ri, Besnik Hasi, i cili do ta marrë ekipin në dorë deri në fund të sezonit, me opsion të vazhdimit të bashkëpunimit, shkruan “Gazeta Express”.

Hasi nuk është i huaj në Anderlecht pasi aty e ka shkruar historinë duke qenë si lojtar dhe si trajner më pas.

FIDANISHTJA

53 vjecari e kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2014 dhe e kishte fituar Superkupën e Belgjikës në po atë vit.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që i ka ky klub. Është nder që edhe një herë ta drejtoj ekipin e parë të Anderlechtit”, deklaroi trajneri gjakovar, dikur përfaqësues dhe kapiten i Kombëtares shqiptare. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.