ARKATANA

Baraliu: Në këto zgjedhje të gjitha partitë janë humbëse, duhet një qeveri e unitetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, ka bërë thirrje për unitet kombëtar mes forcave politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se asnjë parti nuk ka dalë realisht fituese.

Sipas Baraliut, partitë opozitare kanë pësuar humbje, pavarësisht një rritjeje të lehtë, ndërsa partia fituese ka marrë më pak vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë edhe për qeverinë: ‘Nuk jeni duke qeverisur mirë’. Prandaj, duhet të bashkohen, sepse bashkimi sjell fuqi”, u shpreh ai në Tv Dukagjini.

Në lidhje me temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Baraliu tha se Kosova nuk duhet të japë më shumë koncesione, duke theksuar se “sado të lëshojë pe, bashkësia ndërkombëtare nuk do të japë më shumë në këmbim”.

Mobi Casa

Ai po ashtu përmendi çështjet kushtetuese, duke kujtuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese në të kaluarën kanë konstatuar shkelje në marrëveshjet me Serbinë.

“Kushtetuta nuk parashikon as komandantë serb në veri, as gjykata të apelit serbe. Megjithatë, ne po e shkelim Kushtetutën”, theksoi Baraliu.

Sa i përket formimit të qeverisë së re, ai vlerësoi se asnjëra palë nuk ka shumicën e duhur për të qeverisur e vetme. “Me votat e diasporës dhe votat me kusht, Vetëvendosja mund të fitojë një ose dy mandate më shumë, por nuk mjafton për shumicën absolute. Edhe opozita nuk i ka numrat. Prandaj, mundësia për një qeverisje të pakicës është shumë e vogël dhe e vetmja zgjidhje mbetet bashkimi i forcave politike”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.