Fundamenti

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon!

/ 3 minuta lexim
FITORJA

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Nait Hasani ka paralajmëruar trazira rajonale në rast se dënohet në Hagë ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Hasani teksa fliste për vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës, tha se janë pikërisht ata të cilët po përballen me gjykata 26 vite pas saj.

“Ajo çka është më e rëndësishmja e gjithë kësaj është se gjithë ky krim, gjithë kjo masakër e gjenocid, ne hala sot jemi duke u përballur më gjykata, me Gjykatën Speciale në Hagë. Sot i kemi atje njerëzit që e kanë drejtuar luftën, është Hashimi, është Kadria, është Rexha, Jakupi etj. Atje po gjykohet lufta jonë“, deklaroi Hasani në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

GRANDEMALL

Ai u shpreh i bindur se kudo që ka shqiptar në rajon, në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së, do të ketë trazira.

Mes tjerash, Hasani përmendi edhe vizitën tek ata në Hagë, duke treguar se nuk u mungonte besimi në drejtësi.

“Për mua gjykimi i Hashim Thaçit, ne kur sot i kujtojmë e i flasim 26 vjet pas nga ky gjenocid që është bë, ata atje gjykohen për lirinë tonë. Nëse gjykohet Hashim Thaçi kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon? Kush na beson neve që një liri e jona me u gjyku? Unë besoj se do ketë trazira në rajon, tek të gjithë shqiptarët. Me e gjyku lirinë, luftën e historinë time, nëse dënohen besoj se kjo ka me ndodh. Nëse dënohen, po patjetër. Kush janë ata që duhet me na gjyku? Për teke të Serbisë me na gjyku luftën tonë? Të gjithë ata njerëz ka me i thirr në revoltë kundër, e pastaj mospajtimet e shkalla, është një tjetër problem. Revoltë, në mosdëgjim.Kush ka mundësi e kush beson. Atje është një paragraf, i 35-të, i akuzës shkruan: Ndërmarrje e përbashkët kriminale nga komandanti i përgjithshëm atje deri tek ushtari i fundit. A do ta pranojnë gjithë ata ushtarë që kanë qenë kriminel, në paragraf shkruan edhe brigada edhe njësiti. Ishim atje në Hagë, ata e kanë besimin në drejtësi e ne u japim shpresë atyre, u japim edhe besim por edhe ata na dhanë. Ne iu themi që ky proces do të përfundoj pozitivisht sepse e dimë që s’kemi bo krime”, shtoi tutje Hasani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.