FITORJA

Banorët e Malishevës në hall nga erërat e padurueshme dhe ndotja e rëndë mjedisore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Impianti për trajtimin e ujërave të zeza ishte dhe mbetet shpresa jonë e vetme. Ne menduam se pas ratifikimit të marrëveshjes do të caktoheshin afate të qarta për fillimin dhe përfundimin e projektit. Por për fat të keq, sot e kësaj dite kemi mbetur vetëm me fjalë dhe premtime ka shkruar Latif Maliqi.

Postimi i plotë i këshilltarit më aktiv komunal Latif Maliqi:

Çdo verë, banorët e Malishevës, e sidomos ata që jetojnë përgjatë lumit, përballen me erëra të padurueshme dhe ndotje të rëndë mjedisore. Kjo situatë po përkeqësohet nga viti në vit, duke rrezikuar jo vetëm cilësinë e jetës sonë, por edhe shëndetin publik.

Në vitin 2020, me shumë shpresë dhe entuziazëm, përshëndetëm ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për trajtimin e ujërave të zeza, duke besuar se do të niste zbatimi i një projekti madhor për ndërtimin e impiantit të trajtimit të tyre. Ajo marrëveshje u përjetua si një fitore, si një zgjidhje përfundimtare për një problem të kahershëm. Shumë prej nesh besuam se më në fund po vinte dita kur lumi do të pastrohej, ambienti do të përmirësohej dhe do të kishte edhe mundësi punësimi për banorët lokalë.

FITORJA

Fatkeqësisht, nga ajo kohë e deri më sot, përveç përkeqësimit të situatës dhe shtimit të ndotjes, nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret në terren. Temperaturat e larta të verës vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen, duke shtuar rrezikun e përhapjes së epidemive përmes ndotjes së këtij lumi, që me të drejtë mund të cilësohet si një nga burimet më të rrezikshme të ndotjes në komunë.

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza ishte dhe mbetet shpresa jonë e vetme. Ne menduam se pas ratifikimit të marrëveshjes do të caktoheshin afate të qarta për fillimin dhe përfundimin e projektit. Por për fat të keq, sot e kësaj dite kemi mbetur vetëm me fjalë dhe premtime.
Shtrohet pyetja:
A ekziston ndonjë plan konkret për realizimin e këtij projekti dhe kur do të nisë zbatimi i tij?
Nuk ka asnjë përgjigje.
A janë bërë matje të ndotjes dhe vlerësime të rrezikut për shëndetin publik?
Asnjëherë. Edhe pse kemi bërë thirrje të vazhdueshme, askush nuk është marrë seriozisht me këtë problem.
Ne, qytetarët që përditë e përjetojmë këtë ndotje dhe erë të rëndë, nuk duam të mbesim peng i heshtjes dhe i mungesës së vullnetit institucional. Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe veprim konkret.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.