UBT

Balë Geci – patriot i çështjes kombëtare, (1855 – 1948)

/ 8 minuta lexim
Hidromorava

Nga Refik Kryeziu – Organizator i kryengritjes guerile e luftarake . Balë Geci (12.VI.1855 – 21.XII.1948) i lindur në Roganë të Dardanës. Babai Selimi dhe nëna Fazilja kishin gjashtë fëmijë, pesë djemë dhe një vajzë. Bala (Bajrami) kishte katër vëllezër Jasharin, Xhema(Xhemailin), Ramadanin dhe Shabanin. Vëllezërit kishin një motër Hanën, e martuar në fshatin Përlepnicë te familja Kamberi.

Babai i Balës, Selimi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, është angazhuar dhe bashkëveproi me elitën e kombit të kohës, kishte autoritet të madh në masa. Ndryshe Selimi njihet organizator dhe bashkëveprimtar i Mehmet Pashë Deralles, Ministrit të parë të luftës në Qeverinë e Vlorës në vitin 19121.

Në shumë aktivitete kombëtare Bala (Bajrami) kishte përkrahje të madhe dhe bashkëvepruan nga vëllai i tij Xhema (Xhemaili), ndërsa Shabanin regjimi bullgar me dhunë e mobilizoi në ushtrinë e saj, për të e dërgue në luftëra, në adresë të pa njohur, tani Shabani konsiderohet si humbur pasi nga ajo kohë nuk dihet për fatin e tij.

Balë Geci ishte jataku kryesor dhe organizator i kryengritjes gueril-luftarake nga viti 1916 me Lotë Vakun, në të cilën, çeta ishte në ndërlidhje dhe në koordinim me komandantin e rrjetit të qetave të armatosur Azem Galicën2. Në këtë fryme atdhedashuri nën frymën e nacionalizimit dhe kombtarizmit është rritur edhe edukar Nevzad Balë Kryeziu me familje nga nëna e tij, Selimja dhe Ziza e bija e patriotit dhe kaçakut të njohur të Karadakut dhe të Gollakut, Emin Ballata i cili ra heroikisht në luftën e Ushit me 1915 kundër Bullgarisë së parë.

Në jetën e njeriut janë disa elemente, të cilat e bëjnë të gëzuar, me autoritet dhe të njohur. Ndërsa, komponentet e personalitetit të njeriut janë: familja, atdhedashuria, liria, ekonomia, në përditshmëri janë të panumërta.

Balë Geci ishte patriot e humanist i madh, Sipas shumë rrëfimeve, në kohën kur jetoi e veproi, ishte ndër të rrallët që dinte shkrim e lexim dhe njohës i matematikës. Në jetën e tij preokupim e kishte çështjen kombëtare edhe atë humanitare.

Në përgjithësi, populli shqiptar ka histori në vete, në vazhdimësi gjatë historisë, korri fitore ndaj armikut, por pati edhe pasoja, por që duhet pas parasysh dhe

bazuar edhe nga rrethanat që ishin, të ndikuar e të imponuar nga faktor të ndryshëm.

Karakteristikë është se disa familje, gjeneratë pas gjenerate kurrë nuk janë ndalur për të kontribuar për çështjen kombëtare. Kjo kauzë për çështjen kombëtare është vlerë, konsiderohet madhore e krenari. Për të u angazhuar dhe vepruar për çështjen kombëtare brez pas brezi, në edukimin në frymën nacionale, ndikon familja ashtu dhe rrethina.

Sikur shumë familje atdhetare, është edhe familja e Balë Gecit nga Rogana, gjeneratë pas gjenerate, pa u ndalur vepruan, kontribuuan për çështjen kombëtare. Babai i tij Selimi veproi për kauzën kombëtare, më pastaj. Nga viti 1916, Bala me shokë, ishte organizator i lëvizjes në formimin e çetave kryengritëse të njësive guerile luftarake e të lirisë, djali tij Nevzad Kryeziu, në vitin 1999 ra Dëshmor i Kombit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kohën kur veproi Balë Geci, rrethanat politike e ekonomike ishin të rënda. Gjendja ekonomike ishte tejet e rëndë për shumë familje. Qytetarët janë përballur me mungesën e bukës, atëherë dominonte varfëri ekstreme.

Tek masat Balë Geci konsiderohej i kamun karshi varfërisë që ishte. Ishte humanist, shumë familje e individ i ndihmonte me drithë, bukë e mjete financiare. Me mjetet e veta materiale e financiare ndërtoi urën për të e lidhur Roganën me Fshatin e Ri e lokalitetet e tjera. Kjo vepër mundësoi që qytetarët më lehtë të e kalojnë lumin e Kanikut për t`i punuar arat. Sot e kësaj dite, vendi ku është vendosur e ndërtuar ura është toponim, e cila quhet ura e Balës.

Rrethanat politike të kohës shtuan pasojat

Brenga më e madhe e popullatës ishte se, situata politike gjithnjë ishte e rënduar. Si rezultat i vendimeve të fuqive të mëdha, pozita e shqiptarëve është keqësuar shumë. Të kujtojmë se, vendimet në samitin Konferencës së Londrës 1912-1913, i gjashtë Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia), të mbajtur në dhjetor të vitit 1912, ku disa pjesë të Shqipërisë iu falen shteteve fqinjë. Kosova është okupuar nga Serbia, Ilirida mbeti nën Maqedoni, një pjesë nën Malin e Zi dhe Kosova Lindore nën Serbi, ndërsa Çamëria iu është dhënë për shfrytëzim Greqisë.

Me pushtimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1912, okupatori serb shtriu dhunën e represionin. Si rezultat i gjendjes së padurueshme e të pandryshuar, patriotët më të mirë të kohës në rajonet e shumta janë organizuar.

RCCOLA

Balë Geci ndër organizatorët e rezistencës

Popullit shqiptar iu shtuan format e keqtrajtimeve. Pushtimi i egër barbar i Kosovës nga Serbia, mobilizoi shqiptarët!. Shqiptarët nga pamundësia për të organizuar radhë të gjëra e të mëdha ushtarake, u organizuan në qeta kryengritëse, e njësi guerile luftarake!

Ndër të parët që formuan qetët e tyre të lirisë në Gollak, Anamoravë e Karadak ishin: Lota, Latifi dhe Shyti me shokë !

Nga viti 1916 Lota-Latifi-Shyti, nga Poliçka vënë kontakt dhe ndihmojnë në formimin edhe të qetave tjera të lirisë, me Xhafer Marovcën në Marovcë, me

Hasan Murselin në Vriçec, me Ali e Ahmet Novosellën në Novosellën e Epërme, me Fehrat Kamberin e Shaban Beçën në Zarbicë, me Ramë Mustafën e Metë Shehun në Lisockë, me Mehmet Eminin e Mustafë Osmanin në Hogosht, me Balë Gecin në Roganë, me Asllan Shemën e Ahmet Iben në Dajkoc, me Ajet Bufcën e Ahmet Çollakun në Bllatë, me Murat Sadikun e Xhafer Isufin në Gjyrishefc, me Ibrahim Zhujen në Zhujë, me Islam Lecin e Liman Matoshin në Gmicë, me Ahmet Ramën në Gjyrishefc, me Tahir Ukën në Prapashticë, etj. Kontaktet miqësore krijuan një frymë vëllazërore për veprim midis prijësve të qetave!

Në vitin 1919 qeta e lirisë Lota-Latifi-Shyti nga Komandanti i rrjetit ekzistues të qetave të armatosura nga Azem Galica emërohet paraprijëse e fillimit dhe e koordinimit të Kryengritjes së vitit 1919.

Këto ngjarje, por edhe shumë tjera, të organizuara për Lirinë e vendit, njëme i vonon, por nuk i harron lehtë historia.

Ndriçimi i ngjarjeve historike dhe atdhetarët të cilët kontribuuan për çlirimin e vendit gjithmonë konsiderohen se janë vlera kombëtare.

Burimet e të dhënave, për organizimin e atdhetarëve të rezistencës janë të shënuara edhe në pllakën përkujtimore të vendosur në Kikën legjendare, më 26 korrik 2018 3.

Në bazamentin e lapidarit janë vendosur tri pllaka përkujtimore që prezantojnë dhe kujtojnë tri periudhat historike të rezistencës, të Epopesë së Luftës së Kikës më 1944 ku janë të shënuar emrat e Dëshmorëve, luftarëve dhe të plagosurve në këtë betejë, të Lëvizjes kaçake në Gollak, Anamoravë e Karadak të periudhës 1916-1919 dhe Dëshmorët e rënë gjatë Luftës së UÇK-së, në Komunën e Kamenicës.

LAPIDARËT NË KIKË: Për nderim të Dëshmorëve të Kombit të tri luftrave historike, është mbajtur orë e madhe letrare.

Më 26 korrik 2019, Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit në Kikën legjendare e vizituan një grup intelektualësh, poetësh, shkrimtar dhe qytetarë. Takimin e organizoi Klubi Letrar “NOSITI” i Dardanës, ku edhe është mbajtur orë letrare, për të vazhduar edhe në vitet tjera.

Si rezultat i arsyes dhe respektit për Dëshmorët e Kombit, e tri periudhave historike, të cilët sakrifikuan jetën për Liri dhe Bashkim Kombëtar, tani e tutje takimet e tilla janë tradicionale.

Më 05.VI.2023, Roganë.

3 Burimi: Në përmendoren e ngritur herojve në Kikë (2018) shkrimi është pasuruar nga këto burime të vendosur në Lapidar: 1. S. Rrustemi – S. Musliu (1994): Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, Shtëpia Botuese, “Plejada”,f 85, Prishtinë; 2. Dr. Fehmi Rexhepi (1998): Gjilani me Rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-45, Instituti i Historisë, f, 314, Prishtinë; 3. Muhamet Pirraku (1996) Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 12941-1951; IHK, f 769, Prishtinë; Bogomir Stankoviq (1979) pomoravlja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore; st 362; grafika, Vranje; 5. Arkivi i Kosovës, LBD.Sk 2/44, Prishtinë.