FITORJA

Bajrami kërkon përballje televizive me ministrin Murati: Ndikimi i inflacionit në tri vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka prezantuar shifrat e inflacionit në Kosovë.

Ajo është shprehur se ndikimi i inflacionit në tri vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard.

Bajrami, akuzoi ministrin e Financave, Hekuran Murati se po mundohet që të manipulojë me çështjen e shifrave të inflacionit.

Sipas ish-ministres së Financave, nuk i ka dy ditë që ministri Murati e bëri një postim për inflacionin 0.2%, dhe pyeti analistët prezent në studio se a kanë parë ndonjëherë postim të Muratit në muajin e gjashtë kur inflacioni ka qenë 14.1%, apo në muajin e shtatë të 2022-ës kur inflacioni ka qenë 14.2%.

Mobi Casa

“Këto të dhëna janë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ai i merr prej krejt muajve dhe e zgjedh një muaj kur inflacioni është 0.2% dhe flet për të. Nuk flitet ashtu. Unë jam ajo që po flas me statistika, po flas me të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Murati po e merr një muaj ku e ka inflacionin 0.2%, por ai po harron që kjo ngritje e çmimeve që ka ndodhur më 2021 (3.4%), ngritja e çmimeve më 2022 (11.6%), 2023 (4.9%), që në akumulativ bëjnë 22%”.

“Do të thotë që në përgjithësi mesatarja e çmimeve të të gjitha produkteve është rritur me 22%, mirëpo prapë ta kemi të qartë se shporta bazë e konsumit – çaji, buka, sheqeri, kripa, drutë, etj., janë rritur me mbi 50%, dhe energjia elektrike është rritur 100%, dhe këto janë produkte që përbëjnë konsumin për një familje e cila jeton mesatare dhe nën mesatare në Kosovë, e që është pjesa më e madhe e familjeve”, deklaroi Bajrami.

Ajo tutje shtoi se në këtë rast sheh shumë arsye dhe që kishte pasur dëshirë që të përballet qoftë me zëvendëskryeministrin Bislimi, qoftë me ministrin Murati e me këdo qoftë.

“Mirëpo ajo çfarë unë po e bëj demantin sot është jo përmes shifrave të LDK-së, se sikur ai të kishte publikuar shifra dhe unë në anën tjetër pa referenca, ose LDK-ja të kishte publikuar shifra pa referenca, kishte pasur nevojë që me u përballë në studio, por mungesa e tij unë nuk mendoj që po lë hapësirë këtu për vërtetësi sepse ja ku i keni të dhënat prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, u shpreh Bajrami në KlanKosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.