RCCOLA

Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se suksesi i raportit të BQK-së për vitin 2023 nuk do të ishte i suksesshëm pa qenë vetë në krye të këtij institucioni financiar, raporton Ekonomia Online.

Madje kjo sipas tij po mohohet nga menaxhmenti i tanishëm.

Sipas Mehmetit, rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara, përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023.

Hidromorava

“Raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, flet për sistemin financiar në vend, rolin që BQK ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar dhe nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator i BQK-së deri në 29 mars 2023. Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara duke përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023, e që për fat të keq menaxhmenti i tanishëm nuk dëshiron t’i përmend e arsyet i dijnë vetëm ata. Rezultatet e kaluara nuk do të ishin aq mbresëlënëse pa shikuar rolin që ka pasur dhe luajtur BQK në menaxhimin e COVID-19, luftën në Ukrainë, si dhe efektin që kanë pasur dy këto probleme në sistemin financiar, në gjithë botën dhe në Kosovë”, ka thënë Mehmeti në një postim në Facebook.

Ish-guvernatori i BQK-së i sheh të rëndësishme sukseset dhe arritjet që i ka lënë në BQK, pasi sipas tij janë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar.

“Raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj. Është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i kam lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend edhe për të ardhmen. Përveçse mbajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe bankare në Kosovë siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të vendit, ajo gjithashtu ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të vendit. Një sistem financiar funksional dhe i sigurt lejon qytetarët dhe bizneset të kenë qasje të lehtë dhe të besueshme në shërbime financiare, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin dhe kjo arrihet duke mos harruar të kaluarën dhe stabilitetin financiar në Kosovë”, ka deklaruar Mehmeti.