Mbi 1500 fermerë marrin mbështetje nga komuna
Gjilan – Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të “Javës së Bujqësisë” në Komunën e Gjilanit, ku kryetari i Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Sead Rahimi nga fshati Malishevë.
I pari i Gjilanit, tregon se “Java e Bujqësisë” ka vazhduar te fermeri Sead Rahimi nga Malisheva, i cili është një nga 30 përfituesit e paneleve solare me kapacitet prej 3.6kW.
Sipas kryetarit të komunës, mbështetja e fermerëve përmes paneleve solare për herë të parë në komunën tonë, ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm duke ulur kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.
“Gjatë vitit 2023, nga buxheti total prej rreth 1.5 milionë eurove në sektorin e bujqësisë kanë përfituar mbi 1500 fermerë apo më shumë se 2/3 e totalit të fermerëve të komunës tonë”, mendon Hyseni./rajonipress/