Eko Higjiena

KEK: Ka pasur pasiguri nga ekipi i termocentralit ‘Kosova A’, kemi bërë korrigjimin – nuk do të ketë ndërprerje të energjisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Korporata Energjetike e Kosovës ka premtuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pas raportimeve për mungesë të theksuar të prodhimit vendor.

“Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, këtë ta kemi të qartë”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, në një konferencë për media.

“Ne sot kemi deklaruar kapacitetet e prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur pasiguri nga ekipi i termocentralit ‘Kosova A’ për ta deklaruar atë kapacitet. Kjo është keqkuptuar dhe janë dhënë deklarata të ndryshme, me të cilat ne nuk merremi, që KEK-u për herë të parë pas 25 vjetësh nuk prodhon asnjë megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar maksimalisht dhe kemi bërë korrigjim të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër”, ka shtuar ai.

“Ne vetëm e prodhojmë energjinë elektrike, e deklarojmë një ditë përpara. Është korrigjuar njoftimi se nesër prodhojmë 110 megawat në orë nga njësia A3”, ka shtuar ai.

HW

Sipas tij, KEK është në proces të modernizimit dhe shtimit të kapaciteteve.


“Kjo është e natyrshme dhe qëndron te vjetërsia që kemi. ‘Kosova A’ ka 60 vite, ‘Kosova B’ i ka 40 vite, kjo e fundit është në proces të modernizimit. Ndërkaq për ‘Kosova A’ e kemi njësinë ‘A3’, për të cilin e kemi hapur tenderin me 137 milionë euro modernizim dhe rehabilitim”, ka thënë ai.

KESCO sot paralajmëroi se nga nesër e në ditët në vijim pritet të nisë një mungesë e theksuar e prodhimit vendor të energjisë, duke u kërkuar qytetarëve të kursejnë në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Lajmin e ka mohuar KEK, duke thënë se operimi po vazhdon normalisht dhe se nuk ka kolaps në prodhim. Ata kanë theksuar se janë duke punuar në sanimin e defekteve të shfaqura në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Sipas KEK-ut, këto janë “të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paparashikueshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.