UBT

Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

U kanë mbetur edhe 7 ditë para se të kalojnë në tregun e lirë energjetik, mirëpo bizneset ende nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë operator për t’u furnizuar nga qershori.

Kjo pasi ofertat që kanë marrë nga KESCO, sipas tyre janë rreth 300% më të shtrenjta se çmimi aktual.

“Kur i kemi me Holandë me shtete të jashtme jemi dyfish ma shumë, 140 e ka Holanda na 260-270 Mw”, tha Hamdi Malushaj, biznesmen.

Malushaj nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave.

”Vijmë deri te protestat e mëdha ku gazi lotsjellës që s’ka mujt me ndal vendimin e atëhershëm për me e fal e me hup të drejtën energjetike ne Kosovë i bjen e njëjta situata sot me nal me gaz lotsjellës vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) këta le ta mendojnë”, tha ai.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë po insistojnë që kalimi në tregun e lirë të shtyhet, pasi sipas tyre dëmi për bizneset do të jetë shume i madh.

FIDANISHTJA

“Kjo situatë ka me vazhdu me u thellu edhe më keq e për me keq është se disa biznese të cilat po i shqyrtojnë disa mënyra të funksionit të ardhshëm ose të ulin numrin e punëtorëve të prodhimit dhe ka disa prej tyre që po planifikojnë ta mbylli në Kosovë dhe ikin krejt jashtë”, tha Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Mirëpo nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se vendimi për treg të lirë do të hyjë në zbatim nga 1 qershori dhe se kanë bërë përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim.

E bizneset që nuk do të lidhin marrëveshje për furnizim me operatorë deri në qershor, do të furnizohen për 60 ditë nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, të njëjtat duhet të arrijnë marrëveshje.

Me kalimin në tregun e lirë energjetik është alarmuar për mbyllje të shumë bizneseve pas raportimeve se energjia elektrike do t’u shitet me çmim shumë më të lartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.