Mobi Casa

Baftiu: “Liria nuk falet, por ajo fitohet me sakrifica të mëdha…”

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kastriot Baftiu nuk jeton më. Ai ka shkuar në botën tjetër. E vranë se ishte shqiptar. Po, vetëm kriminelët e zinj i vranë fëmijët, lulet e hershme të pranverës. Kastriot Baftiu ishte nxënës i klasës së parë në gjimnazin e Gjilanit. Ishte nxënës shembullor. E vranë në Betejën e Zhegocit më 1999. Tash e 18 vjet më parë. E vranë së bashku me prindin e tij, Sahitin, profesor. Dhe, babë e birë u gjenden në këtë vend ku u vranë nga dora e armikut gjakatar serb.

Lufta e vitit 1999, nuk harrohet lehtë. Nuk harrohet, për faktin se ka marrë me qindra jetrash të fëmijëve e mosha të tjera. Ajo ishte luftë barbare serbe. Kjo luftë ka lënë shumë dhembje në familjet tona. Dhembjet nuk shërohen lehtë, por ato duhet të “shërohen” duke i përkujtuar pjesëtarët tyre, të cilët janë vrarë nga makineria serbe barbare. Jo vetëm kjo?

Kastriot Baftiu nuk jeton më. Ai ka shkuar në botën tjetër. E vranë se ishte shqiptar. Po, vetëm kriminelët e zinj i vranë fëmijët, lulet e hershme të pranverës. Kastriot Baftiu ishte nxënës i klasës së parë në gjimnazin e Gjilanit. Ishte nxënës shembullor. E vranë në Betejën e Zhegocit më 1999. Tash e 18 vjet më parë. E vranë së bashku me prindin e tij, Sahitin, profesor. Dhe, babë e birë u gjenden në këtë vend ku u vranë nga dora e armikut gjakatar serb.

Kastrioti, ndonëse ishte “njomak”, ai ishte i “pjekur” në mendime e ide të larta për ta fituar lirinë. Dhe, këto ide të larta të tij atdhedashëse ishin të vulosura në hartimet e tij shkollore. Kur erdhi lufta e fundit 1999, njerëzit ndjenin frikë. Nuk dinin kah t’ia mbanin. Nuk deshën as pragun e shtëpisë ta lëshonin.

Kastriot Baftiu u lind më 24 nëntor të vitit 1983 në Prishtinë. Më vonë, ai shkollimin tjetër e bëri në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan.

United Hospital

Pastaj regjistrohet në gjimnazin “Zenel Hajdini”të Gjilani. Ishte nxënës i shembullor në drejtimin e shkencave matematikore. E deshi shkollën, librin, jetën, por ai i deshi edhe shokët e punën… Kurrë nuk bëri mungesa në mësim. E adhuroi shumë gjuhën shqipe. Lexonte pa u ndalë libra, revista. E deshi librin, shokun e jetës. Hartimet e tij shkollore ishin përplot figura mendimesh, figura fjalësh. Për këto “mendime” të “mëdha”, ai shpeshherë bie në polemikë me mësimdhënësit e tij. Pati një fytyrë të hajthme, që i përngjante Migjenit të një kohe.

Kastriot Baftiu i deshi edhe lëndët tjera. E deshi edhe gjuhës angleze. Ishte i tëri një shkollar me dije e interesime të veçanta. Këto “sjellje” e bënë Kastriotin të dallohet në shkollë e në jetë. Dhe, 16 prilli i vitit 1999, ishte një ditë më e dhimbshme për familjen Baftiu. Barbaria serbe erdhi në Zhegoc dhe luftoi dy ditë me luftëtarët e lirisë. Në mesin e luftëtarëve ishte Sahit Baftiu e shumë të tjerë. Aty u gjend edhe Kastrioti.

Dhe, papritur, barbarët serbë e vranë Kastriotin e shumë të tjerë. Ai ra në altarin e lirisë, por shëmbëlltyra prej shkollari të pjekur nuk do të harrohet.
Atë ditë, bjeshkët e Zhegocit dhe atyre për-rreth morën vajin dhe gjëmën e dhimbjes. “Por, liria nuk fitohet lehtë, ajo fitohet me gjak”, pati shtuar Kastriot Baftiu dhe vijon: “A ka më mirë se njeriu të vdesë për liri?!”
Dhe, në rreshtat e parë të hartimit të tij, ai shtoi: “Fjala liri është fjalë shumë e dashur, shumë e ëmbël. Lirinë nuk ta falë askush, por ajo fitohet me sakrifica duhet derdhur gjak. Tani do të shkruaj për veten dhe popullin tim që momentalisht është i robëruar dhe i mungon liria. Kur e shqiptoj fjalën liri, sikur diçka më afrohet dhe është afër nesh, dhe se kjo do të vij shpejt…”

Këto ishin fjalën e tij të shkruara në hartimin me titull: “Liria nuk falet, por ajo fitohet me sakrifica të mëdha”, të datë 11 .XII. 1987”. Pa e mbaruar vitin e parë të gjimnazit, Kastrioti u nda nga shkolla e nga shokët e tij të jetës. Por, ja ai nuk harrohet, por përkujtohet përgjithmonë se dha më të shtrenjtën, jetën për lirinë e sotit. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.