United Hospital

Daka: Është shumë e qartë se ne përsëri jemi duke shku kah zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ftuar në emisionin “Kosova Today” ka komentuar rezultatet e partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Daka tha se pozicionimi i partive politike dhe mungesa e sinjaleve nga partia e parë, lënë të kuptojnë që vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Jemi duke shkuar asaj rruge (drejt zgjedhjeve të reja), me vet faktin që bisedime nuk ka. Është shumë e qartë se ne përsëri jemi duke shku kah zgjedhjet, fatkeqësisht për këtë vend. Nuk kemi prononcime nga partia në pushtet e cila duhet e para të jep sinjal që dëshiron ta zgjidhë këtë krizë, ajo është e vetmja e cila i ka krejt letrat në dorë, i ka numrat…”, tha fillimisht ajo.

United Hospital

Sipas Dakës edhe në rast të zgjedhjeve të reja, rezultatet nuk shfaqin sinjale të ndonjë ndryshimi elektoral të partive.

“Nuk është që kemi pasë lëvizje të madhe të votave, përveç këto 150 mijë qytetarë që nuk kanë dalë me votu fare dhe tash nuk mundemi me thënë me siguri që ato vota kanë qenë të VV-së sepse ndoshta ka pasë edhe votues të partive të tjera. Megjithatë, numri më i madh që i mungon nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë votat për partinë në pushtet, pra nuk kemi ndonjë ndryshim shumë të madh, tri partitë e tjera pak a shumë përveç LDK-së që ka rritje të vogël, partitë e tjera kanë mbetë aty ku janë, nuk kanë lëvizje të dukshme të cilat mund të japin shpresë që në zgjedhjet e ardhshme do mund të kishim ndonjë ndryshim”, tha Daka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.