UBT

Qytetarët gjilanas të zhgënjyer me Kurtin: “Duam institucione, jo teatër politik me shtetin”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një pjesë e qytetarëve të Gjilanit shprehen të zhgënjyer me mënyrën se si po zhvillohet situata politike në vend, duke kërkuar që institucionet e Kosovës të funksionalizohen sa më shpejt dhe që subjektet politike t’i japin fund përplasjeve të vazhdueshme.

Qytetarët e anketuar për këtë çështje vlerësojnë se ngërçi institucional po ndikon negativisht në jetën publike dhe në funksionimin normal të shtetit. Sipas tyre, vendi ka nevojë për institucione funksionale, ndërsa jo për një tjetër cikël zgjedhor, i cili, siç shprehen ata, do të sillte kosto të reja financiare pa garantuar zgjidhjen e krizës politike.

Ata kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit, funksionalizimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, duke konsideruar se përgjegjësia kryesore e klasës politike është gjetja e një kompromisi dhe jo thellimi i përplasjeve.

Një qytetar nga Gjilani, Milaimi, thotë se situata aktuale është rezultat i një loje politike që, sipas tij, po e mban peng funksionimin institucional.

“E gjithë kjo lojë po bëhet nga Albin Kurti. Ai po tregohet arrogant ndaj opozitës dhe nuk po tregon vullnet për krijimin e institucioneve. Kam përshtypjen se qëllimi është të na çojë përsëri në zgjedhje”, shprehet ai.

Sipas tij, qytetarët janë të lodhur nga përplasjet politike dhe presin nga liderët politikë që të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar.

Uji Dea

Edhe Naseri, një tjetër qytetar gjilanas, e sheh me shqetësim krizën institucionale dhe e konsideron Kurtin si një prej përgjegjësve kryesorë për situatën aktuale.

“Albin Kurti mban përgjegjësi të madhe për këtë situatë. Kjo është një maskaradë politike që nuk duhet të vazhdojë. Nuk mund të mbahet shteti peng i interesave të një partie apo të një lideri”, thotë ai.

Qytetarët shprehen veçanërisht kritikë ndaj mundësisë së shkuarjes sërish në zgjedhje, duke argumentuar se një proces i ri zgjedhor do të kushtonte miliona euro dhe nuk do të garantonte domosdoshmërisht tejkalimin e ngërçit.

Në mesin e shqetësimeve të qytetarëve është edhe përplasja e vazhdueshme mes pozitës dhe opozitës. Ata kërkojnë që partitë politike të ulen në dialog dhe të gjejnë një zgjidhje institucionale, duke i dhënë përparësi interesit të shtetit mbi kalkulimet partiake.

“Kosova ka nevojë për institucione që funksionojnë, jo për një tjetër spektakël politik”, është mesazhi që përsëritet nga qytetarët e intervistuar në Gjilan.

Në një kohë kur vendi përballet me sfida të shumta politike dhe ekonomike, qytetarët kërkojnë më pak retorikë dhe më shumë përgjegjësi, duke i bërë thirrje klasës politike që ngërçin aktual ta tejkalojë përmes dialogut dhe kompromisit institucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.