UBT

Azem Vllasi: Radikalizmi islamik duhet të luftohet

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Radikalizmi dhe ekstremizmi ka ardhur në Kosovë për shkak se të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit kanë dështuar ngapak. Mirëpo, masat represive s’kryejnë punë në aspekt afatgjatë. Hoxhallarët, Bashkësia Islame, shkollat dhe mediat duhet të ndihmojnë shoqërinë për tejkalimin e këtij problemi. Radikalizmi po e dëmton shtetin dhe fenë islame. Analisti Azem Vllasi flet për Express.

Express: Policia e Kosovës ka arrestuar 40 qytetarë të Kosovës të dyshuar për terrorizëm. Si i keni parë këto arrestime?

A.Vllasi: Kjo më duket si një masë parandaluese, se masat represive ndërmerren ndaj bartësve të dukurive të dëmshme dhe kundërligjore atëherë kur thonë se “ vjen thika te fyti”. Organet e drejtësisë vendosin kur duhet të ndërmerren masa represive dhe ato s’duhet të merren as me vendim të pushtetit, as të Shtetit, por përfillet fenomeni. Konkretisht, mendoj se ne jemi të ballafaquar me një fenomen që quhet ekstremizmi fetar ose ekstremizmi islamik. Ne e dimë se për një kohë të gjatë dukuri të tilla ka, por si shoqëri disi kemi vëzhguar dhe e kemi përcjellë shtrirjen e këtij fenomeni, por kurrë s’kemi shtruar pyetje se pse po përhapet ky fenomen.

Express: Kush ka dështuar në këtë rast: Shteti apo Bashkësia Islame e cila s’ka qenë në gjendje të kontrollojë imamët problematikë?

A.Vllasi: Krejt kanë dështuar ngapak. Kjo për arsye se shoqëria, pra shoqëria, pushteti dhe institucionet nuk e kanë parasysh se ne jemi duke jetuar në një botë dhe regjion të trazuar. Në regjione të trazuara lindin fenomene kryesisht negative dhe gati asnjë fenomen pozitiv. Ne shqiptarët jemi mbi 90 përqind mysliman. Islami është i përhapur më gjatë se 500 vjet dhe si fe dhe besim nuk ka pasur në vete fenomene të cilat kufizohen edhe me ekstremizëm. Tash e kemi këtë dukuri. Pse të ne po quhet ky fenomen ekstremizëm, fanatizëm apo radikalizëm islamik. Konsiderohet më i rrezikshëm sepse ne jemi shoqëri dhe shtet i brishtë. Ky fenomen drejtpërdrejt` i dëmton interesat kombëtare dhe e dëmton edhe shtetin. Se përndryshe, lidhur më këtë që është duke ndodhur në Siri e Irak, ka njerëz të rekrutuar edhe nga vendet tjera, nga vendet perëndimore, nga Rusia, nga Serbia. Mirëpo, për dallim prej nesh që jemi të shqetësuar si komb, rusët dhe serbët i gëzohen këtij fenomeni. Prandaj, sa i përket masave represive i konsideroj me efekt të kufizuar. Masat represive nuk mund ta zhdukin fenomenin negativ. Masat represive ndërmerren atëherë ku vlerësohet se prej një fenomeni të tillë i kanoset drejtpërdrejtë rreziku sigurisë së Shtetit.

Express: Si duhet të veprohet me këtë fenomen?

A.Vllasi: Ky fenomen duhet të luftohet me përmasa më të gjëra. Sa i përket pra luftës ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, në rend të parë, rolin e kanë hoxhallarët, Bashkësia Islame, xhamia në punë edukative ndaj xhematit. Detyrë të madhe ka edhe sistemi i edukimit – shkollat – detyrë të rëndësishme për sensibilizimin e opinionit e kanë mediat dhe institucionet tjera shoqërore. Nëse në këtë drejtim nuk e kryen secili detyrë nuk e kryen rolin e vet, hoxhallarët, Bashkësia Islame, shkollat, mediat, vetëm me masa represive ky fenomen nuk luftohet.

Mobi Casa

Express: Sa mund të jetë problematike të dënohen këta njerëz dhe të sigurohen provat për përfshirjen e tyre në vepra terroriste?

A.Vllasi: S’ka dyshim se shërbimet e sigurimit, organet e hetuesisë kanë disa informata që quhen indikacione për një dyshim të bazuar. Dhe, nëse është vlerësuar se dyshimi i bazuar ndaj personave që janë arrestuar është aq i bazuar saqë është dashur të ndërmerren një masë e tillë. Kjo akoma është në fazën parahetimore. Pikëpyetje është se duke mbledhur prova, duke shtjelluar provat, se a do të përfshihen të gjithë këta me një aktakuzë. A do të ketë prova të mjaftueshme për ngritje të aktakuzës, por edhe nëse kushdo prej tyre përfshihet në aktakuzë, ajo nuk do të thotë se aktakuza do të vërtetohet në gjyq. Edhe me dalë në gjyq, shumë prej tyre mund të lirohen. Shumë prej tyre mund të shpallen fajtorë dhe ta marrin dënimin. Dukurinë e kemi, njerëzit konkret po i shohim para nesh nëpër xhamia. Ligji e thotë se dikush mund të dënohet vetëm nëse ka prova. Mirëpo, dikush edhe mund të jetë marrë me atë dukuri, por s’ka prova, në e dimë se ka bërë, është i tillë, por të jetë në liri. Prandaj, po them se mekanizmi represiv dhe procedurat ligjore ndërmerren vetëm si masë e fundit, kur vlerësohet se seriozisht është i rrezikuar sundimi i ligjit, siguria shtetërore. Ato e kanë atë efektin pak parandalues, të frikësimit dhe dikush e sheh se s’paska hesap me hy në atë rrugë se përballesh me pasoja.

Express: Sipas jush, cilat janë motive pse qytetarët e Kosovës po shkojnë për të luftuar në Siri e Irak?

A.Vllasi: Rekrutimi i njerëzve bëhet nga motive të ndryshme, prej motiveve të mercenarizmit, prej bindjeve ekstremiste, fanatik të bindjeve ideologjike…. Ato janë bindje të njerëzve dhe sado që janë ekstreme nuk paraqesin rrezik për shoqërinë derisa nuk fillojnë të veprojnë dhe të merren me terrorizëm. Ne atë moment kur fillojnë të merren me aksione konkrete, me vra njerëz tjerë, e që ajo vrasje nuk është në vetëmbrojtje të detyrueshme siç thotë ligji, apo vrasja nuk ndodh në luftë mbrojtëse duke e mbrojtur shtetin tënd nga agresioni, ato janë terrorizëm, vrasje për mercenarizëm. Mirëpo këto veprime vijnë drejtpërdrejtë në kundërshtim me ligjin. Tash është bërë problem radikalizmi islamik sepse ka mbërritur në fazën e luftës. Po luftojnë për përhapjen e një mënyrë, një bindje të islamizmit me pushkë në dorë. Kjo ekstremizëm islamik sipas bindjeve të mia, që e kam lexuar Kuranin, Biblën, drejtpërdrejtë e dëmton fenë islame dhe parimet e fesë islame. Sikurse në ligjet penale, edhe në Kuran është se s’duhet të vrasësh askënd. E arsyeshme është vetëm vrasja që ndodh në mbrojtje të detyrueshme dhe kur je i rrezikuar për vdekje. Ose në luftë mbrojtëse për mbrojtjen e atdheut. Feja e islame s’përhapet me dhunë e me vrasje. Prandaj, ku është një fenomen është drejtpërdrejtë në dëm të fesë islame. Kush është përzier këtu? Çka është duke ndodhur dhe kush po i nxitë këto rryma radikale ajo është një analizë tjetër.

Express: Të flasim pak për situatën aktuale politike. Qysh po e shihni zgjidhjen e këtij ngërçi politik?

A.Vllasi: Si duket ky ngërçi politik dhe krejt këto pështjellimet ngadalë po shkojnë jo te një zgjidhje e mirë, por si duket janë duke na shtyrë te zgjedhjet e reja. Sepse pasi ia ka nisur Gjykata Kushtetuese të merret me këtë punë, vendimin e parë të Gjykatës Kushtetuese e kemi pas kërkesës së Presidentes dhe shpjegimi i Gjykatës ishte se e drejta për ta propozuar mandatarin për formimin e Qeverisë e ka partia ose koalicioni që ka fituar në zgjedhje. E koalicioni që është formuar pas zgjedhjeve. Pas kësaj është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe ky blloku i tri partive që ka shumicën në Kuvend. Koalicioni ka dal me propozim të vetin dhe e kanë zgjedhur Kryetarin. Sipas nenit 67, paragrafi 2, ata mund të thonë se ne e kemi shumicën e kemi propozuar dhe e kemi zgjedhur. Tash, vendimi i dytë kundër këtij vendimi kundër procedurës së zgjedhjes së Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit, PDK ia ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Mos të spekulojmë, por sipas vlerësimit tim, Gjykata Kushtetuese kur të merr vendim se a është vepruar në atë seancë konform nenit 67, paragrafi 2 apo jo, duhet gjithsesi të ndërlidhet me vendimin e parë lidhur me atë se kush ka të drejtë ta fitojë mandatin për të formuar Qeverinë. Kohëzgjatja e vendimit të dytë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse bëhet një vendim, ky koalicioni i treshes apo PDK’ja e merr të drejtën për të propozuar Qeverinë do të bëhen disa ngatërresa dhe si rezultat do të del një Qeveri e shkepavtë, jostabile. Edhe PDK, edhe koalicioni po pretendojnë se i kanë votuat e pakicave. Ky blloku i treshes ka parashikuar se do të t’i kenë votat e Vetëvendosjes e po del se është bosh kjo pritje pasi Vetëvendosje votat e veta po i kushtëzon. Madje me disa kushte që ky koalicioni paszgjedhor s’po mund t’i pranojë dhe kemi mbetur në një bllokadë.

Express: Pra, ju e shihni zgjidhjen te zgjedhjet e reja?
A. Vllasi: Po, zgjidhja është te zgjedhjet. Mirëpo, dikush mund të thotë e po mirë por të njëjtën material e kemi edhe nëse shkojmë në zgjedhje. E vërtetë, të njëjtat parti i kemi se tjera s’kemi që i fitojnë votat. Por, pas krejt kësaj që ka ndodhur me adresimin te Gjykata Kushtetuese dhe sqarimet e Gjykatës do të ndihmojnë të qartësohet situata pas zgjedhjeve të reja. Në këtë situatë, pas zgjedhjeve të reja nëse ky koalicioni i tri partive do ta ketë shumicën ju koftë për hair. Situata do të ishte krejtësisht e qartë nëse përsëriten zgjedhjet e reja dhe çka do të ndodhë pas zgjedhjeve. Pështjellimet më nuk do të përsëriteshin.