RCCOLA

Autostrada prej Bujanocit e Preshevës përmes Gjilanit të lidhet me rrugën e Kombit

/ 6 minuta lexim

Gjilan -Me rastin e fazës përfundimtare të rrugës Merdar – Vërmicë e pastaj të paralajmërimit të fillimit së Autostradë Prishtinë –Ferizaj për Shkupë atëherë sa më parë të fillon edhe rruga Bujanoc-Preshevë-Gjilan.

Trekëndëshi kufitarë nga tri shtete të tanishme , ku : Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë , janë me domethënie të madhe,kulturore-historike dhe ekonomike prandaj duhet të fillohet komunikimit ndërshqiptarë .

Kjo është kërkesë e kohës , nevojë imediate , kërkesë e banorëve shumicë të asaj Krahine shqiptare , e të dëbuarve , zhvendosurve e shpërngulurve që jetojnë jashtë këtyre hapësirave , kërkesë e këtyre komunave dhe këtij trekëndëshi tre kufitar , por edhe intelektualëve të këtyre rajoneve .

Për Preshevën dhe Bujanocin është interes jetik që përmes Gjilanit duhet dhe kemi nevojë të lidhemi me rrugën e kombit të quajtur Autostradën. Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin .

Këto tri zona të mëdha,që është interes kombëtarë për tu lidhur me rrugën e kombit . Ne jemi duke pësuar humbje,kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera si që është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatikë me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptarë . Edhe një pjesë e lokaliteteve të Komunës së Medvegja përmes Kamenicës e Gjilanit do të lidhet me këtë rrugë .

Dihet mirëfilli se me ndërtimin e Autostradës do të përfitojmë si në : komunikim,integrim,zhvillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektiva të këtyre tri rajoneve. Mbi të gjitha rolë të madh do të ketë që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera.

Me autostradën nuk do zvogëlohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komuna shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Nëse nuk investohet në këto komuna kërcënohemi se do të humben këto komuna për shkak të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur. Ju bëjmë apel qeverive qendrore për fillimin e përpilimit të planeve që edhe këto rajone sa më parë të lidhemi me autostradën.

– I- Rajonin e Anamoravës Gjilan, Kamenicë,Viti dhe Novobërdë ,
– II- Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe
– III- Banorët e Komunës së Kumanovës dhe Likovës .

Edhe ne jemi hapësira etnike shqiptare,prandaj na duhet të lidhemi me rrugën e kombit !?.
Arsyetim ka të panumërta që autostrada ti bashkon edhe këto skaje të hapësirës etnike shqiptare ja disa prej tyre : Këto pjesë të cekura kanë mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore. Bujanoci dhe Presheva nuk janë të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën.

Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën. Gjilani,Kamenica,Vitia dhe Novobërd nuk janë të lidhur në mesë veti e as me Prishtinën.

Mobi Casa

Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hekurudhore,por edhe me rrugën automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të pestë. Më mirë Serbia deri në vitin 1990 u është rregulluar infrastruktura rrugore në mesë veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa janë të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri Rajoneve.

Autostrada që do t`i përshkoj këto tri rajone do lehtëson komunikimin ndërkufitarë në mes të tri shteteve,në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare .Tashmë duhet t`i qasemi dhe kërkohet integrimi shqiptarë,çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore,hekurudhore dhe ajrore.

Nuk mundë të pranojmë,të jemi si oaza të pa pazhvilluara .Nuk mundë të pranojmë edhe më tutje këto rajone si një oazë e pazhvilluar nuk do të mbetet vetëm Gjilani e Anamorava,por është me kushtueshme do të mbetet i mbyllur edhe Rajoni apo Krahina shqiptare me Komunat me Bujanocin dhe Preshevën.

Kurse Kumanova dhe Likova përmes Shkupit dhe Tetovës të lidhet me detin adriatikë e kana tepër larg. Nuk duhet të mbeten edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura,por të krijohen plane dhe strategji veprimi. Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin e infrastrukturës,arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm.

Këto tri Rajone historikisht kanë patur të gjitha lidhjet në mesë veti,prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogël. Qytetarë nga këto tri pjesë të hapësirës sonë kanë deri në gjysmë milioni banorë.

Rajonet në fjalë nuk kanë nyje hekurudhore,nuk ka dalje për në autostradë që e lidhë rrugën e kombit. Prandaj duhet ta zëmë hapin me kohën. Anamorava me këtë trekëndësh kufitar duhet ta lehtësojmë komunikimin ndërkufitarë,të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës,në mes të tri shteteve,në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare,Kumanova,Bujanoci,Presheva,këto komuna kanë më shumë se një arsye se një mijë arsye që rruga e kombit e quajtur në këtë rast autostradë të kalon edhe këndej pari .

Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që më lehtë të zëmë hapin dhe të nisemi drejtë tregut të përbashkët Evropian,të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor të globit mbarë .Këto zona nuk mundë të mbeten edhe më tej pengë i së kaluarës,nuk mundë të mbeten ana e harruar dhe e mbuluar nga harresa për investime,sepse kemi patur dhe kemi luajtur një rolë.

Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjithshëm shqiptarë dhe atij global .Autostrada do të hap shtigje dhe perspektiva të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto Rajone.

10.08.2012
Autori është publicist i pavarur nga krahina shqiptare që padrejtësisht ka mbetur nënë administrimin e Serbisë e që tani jeton në Gjilan .