ARKATANA

Lugina nën presion të Serbisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Raporti i Progresit për Serbinë i Komisionit Evropian, ka konstatuar shkelje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje.

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, vitet e fundit, në vazhdimësi, kanë denoncuar atë që e cilësojnë si pasivizimi i adresave, që nënkupton një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.

Korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave në Serbi mbetet e paplotë, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Këtë ka nënvizuar raporti i progresit për Serbinë, duke pasqyruar përmes pasivizimit të adresave, një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.

Ardita Sinani theksoi se “Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025 po tregojnë qartë që shqiptarët e Luginës po vazhdojnë të përballen me pasivizim të adresave, me mospërfaqësim në institucione dhe mospërfshirje të barabarte në çdo sferë të jetës” .

Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ende nuk ka prodhuar rezultatet e duhura, nënvizon raporti në fjalë, duke potencuar se pakicat kombëtare vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe në polici.

ARKATANA

“Një shtet që po mohon qytetarët e vet nuk mund të jetë pjesë e një Evrope që ndërtohet mbi demokracine dhe barazinë andaj në shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po kërkojmë privilegje, tha Sinani për RTK-në.

Çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Kjo do të duhej të alarmonte faktorin ndërkombëtar, ndaj është shumë e rëndësishme që më në fund BE-ja ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit të adresave. Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina, që ngërthen në vetvete Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, konsiderohet tërësisht e izoluar, dhe sipas raportit, merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.