Fundamenti

Serbia refuzon hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan, reagon Sinani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka refuzuar kërkesën e autoriteteve komunale në Preshevë për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan me Maqedoninë e Veriut, të paraqitur më 19 maj.

Sipas kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, në përgjigjen zyrtare që kanë marrë, autoritetet serbe kanë arsyetuar se rruga që çon drejt kufirit kalon përmes fshatit Miratoc dhe se mungojnë kushtet infrastrukturore për vendosjen e kontrollit kufitar.

Por, sipas Sinanit, ky arsyetim është i pabazë dhe i papranueshëm.

“Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret është vendkalimi ‘Dheu i Bardhë’, rruga e të cilit kalon nëpër fshatrat Lluçan dhe Konçul, zona të banuara ku çdo ditë qarkullojnë edhe mjete të rënda transporti. Asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje funksionimi i atij vendkalimi për shkak të kalimit nëpër vendbanime”, deklaron ajo.

Kryetarja e komunës thekson se pengesa nuk është teknike, por politike.

Hidromorava

“Nuk kemi të bëjmë me mungesë të infrastrukturës, por me mungesë të vullnetit institucional nga ana e shtetit serb”, tha ajo.

Sipas Sinanit, gjatë takimeve të mëhershme me përfaqësues të Trupit Koordinues dhe Ministrisë për Administratë Lokale të Serbisë, ishte pretenduar se procesi po vonohej nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, ajo thekson se përgjigjja nga MPB-ja serbe e hedh poshtë këtë pretendim dhe tregon se pengesat burojnë nga vetë pala serbe.

“Si institucion lokal, do të vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje dhe të punojmë me përkushtim për realizimin e kësaj kërkese të drejtë e legjitime të qytetarëve tanë. Hapja e vendkalimit Miratoc–Llojan është një domosdoshmëri për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar”, përfundoi Sinani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.