GRANDEMALL

“Atmosfera e mirë, presim rezultat pozitiv ndaj Rumanisë” – Ilir Krasniqi flet për sfidën kryesore të nëntorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas përfundimit të seancës së sotme stërvitore, foli mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili është bërë i rregullt te Kosova fal paraqitjeve të tij.

Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin

“Atmosfera është fantastike, djemtë janë të motivuar për lojën e ardhshme që e kemi. E dimë se është një lojë mjaft e rëndësishme dhe secili djalë që është këtu po e bën maksimumin për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpresojmë që do të kemi rezultat pozitiv”.

Eco Higjiena

“Këto rezultate pozitive janë edhe për shkak të atmosferës së mirë që është në ekip dhe besoj se lojtarët janë gjithashtu të motivuar për të luajtur dhe pasi i kemi tri fitore në tri ndeshje, besoj se do ta vazhdojmë këtë seri”.

“E dimë që është një kundërshtar mjaft i vështirë sepse është në pozitën e parë, por mendoj që me grupin që e kemi do të bëjmë mjaft mirë”, deklaroi Ilir Berisha.

Stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.