GRANDEMALL

Asllani: Vazhdojnë talljet dhe nënçmimet e Qeverise ndaj qytetarëve të Anamoravës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Më 9 shkurt, do të vijë koha që qytetarët t’ju japin përgjigjen e merituar nëpërmjet votës. Mos prisni që ata të mirëpresin ata që kanë shpërfillur kërkesat e tyre dhe kanë shtyrë përgjegjësinë thotë Zarife Asllani nga AAK në Gjilan.

Deklaratat e Zëvendësministrit z.Hysen Durmishi të bëra publikisht, janë një përpjekje për të maskuar realitetin me justifikime që nuk qëndrojnë. Të thuhet se qytetarët e Gjilanit kanë pasur mundësi të vijnë në Prishtinë, ndërkohë që ura kryesore ka mbetur e papërfunduar, është tallje e hapur me të gjithë ata që përballen përditë me këtë problem thotë Zarife Asllani për rajonipress, ndryshe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së në Gjilan.

Fundamenti

“Ky projekt, i lënë përgjysmë, është simbol i mungesës së përkushtimit dhe seriozitetit nga ana e qeverisë. Në vend që të pranohet përgjegjësia për vonesat dhe dështimet në përfundimin e urës, qytetarët gjilanas po dëgjojnë arsyetime që nuk kanë lidhje me realitetin në terren. Unaza e asfaltuar nuk është zgjidhje e mjaftueshme dhe nuk përmbush nevojat e tyre.
Më shqetësuese është që përfaqësuesit tanë në Kuvend qëndrojnë të heshtur, ndërsa qytetarët e Gjilanit vazhdojnë të përballen me këto sfida infrastrukturore. Premtimet për zhvillim dhe investime nuk janë përmbushur dhe qytetarët janë të lodhur nga premtimet boshe. Në vend të kësaj, kemi mbetur me investime të vonuara, me projekte të papërfunduara, dhe me justifikime që nuk mbajnë” tha Asllani.

Asllani tha se më 9 shkurt, do të vijë koha që qytetarët t’ju japin përgjigjen e merituar nëpërmjet votës.
“Mos prisni që ata të mirëpresin ata që kanë shpërfillur kërkesat e tyre dhe kanë shtyrë përgjegjësinë. Këto manovra për të fajësuar qytetarët për mungesën e përparimit janë të papranueshme dhe, në fund, qytetarët do ta bëjnë të qartë zhgënjimin e tyre në mënyrën më të drejtpërdrejtë. apin përgjigjen e tyre për këto premtime të pambajtura dhe për përpjekjet për të hedhur fajin mbi ta. Ata që sot injorojnë kërkesat dhe hallet e qytetarëve, nuk mund të presin mbështetje kur të kërkojnë votat e tyre” përfundoi Zarife Asllani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.