Arrestime në Viti e Zhegër

Gjilan – Në dy raste të ndara policia ka arrestuar dy persona, një në Zhegër dhe një tjetër në Viti.
Në Viti në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Kurse në fshatin Zhegër, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Gjilan./rajonipress/