Mos respektim i kufizimit të shpejtësisë, gjilanasit i shqiptohet gjoba prej 300 eurove
Gjilan – Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro.
Gjithashtu atij i janë shqiptuar edhe tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 117 km/h njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/