13 aktakuza të ngritura për vjedhje, organizim të skemave piramidale, vetëgjyqësi

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/