Fundamenti

Armatimi kroat në Siri

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Arabia Saudite ka financuar blerjen e një sasie të madhe të armatimit për këmbësori nga Kroacia dhe në heshtje ja ka dërguar atë luftëtarëve anti-qeveritarë në Siri, në përpjekje për të thyer ngërçin e përgjakshëm, i cili i ka mundësuar Baschar Al Assadit që të qëndrojë në pushtet, kanë deklaruar zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimorë.

Ministria e Jashtme e Kroacisë dhe agjencia e këtij vendi për eksportin e armëve ka mohuar dërgesën e këtyre armëve në Siri. Zyrtarët sauditë kanë refuzuar kërkesat për intervista, e këtë çështje kanë refuzuar ta komentojnë edhe zyrtarët jordanezë.

Arabia Saudite ka financuar blerjen e një sasie të madhe të armatimit për këmbësori nga Kroacia dhe në heshtje ja ka dërguar atë luftëtarëve anti-qeveritarë në Siri, në përpjekje për të thyer ngërçin e përgjakshëm, i cili i ka mundësuar Baschar Al Assadit që të qëndrojë në pushtet, kanë deklaruar zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimorë.

Armët filluan të arrijnë në duart e kryengritësve në dhjetor, me anë të transportit nëpërmjet Jordanisë, kanë theksuar zyrtarët dhe duket se ato kanë qenë faktor në përfitimet e vogla taktike që realizuan kryengritësit gjatë dimrit kundër ushtrisë dhe luftëtarëve besnik të Assadit.

Transferi i armëve duket se po sinjalizon një zhvendosje në radhët e disa qeverive drejtë një qasje më aktive për ti asistuar opozitës së armatosur në Siri, pjesërisht në kuadër të përpjekjeve për t’iu përgjigjur furnizimit me armë të forcave të Assadit nga ana e Iranit. Armët i janë distribuuar kryesisht grupeve të armatosura, të cilat konsiderohen si nacionaliste dhe sekulare dhe duket se janë anashkaluar grupet xhihadiste, roli i të cilave në luftë ka alarmuar fuqitë Perëndimore dhe ato rajonale.

Për muaj të tërë, kryeqytetet rajonale dhe Perëndimore janë përmbajtur nga armatosja e kryengritësve, pjesërisht për shkak të frikës se këto armë do të mund të përfundonin në duart e terroristëve. Por zyrtarët theksuan se vendimi për të dërguar armatim ndërlidhet me një frikë tjetër në Perëndim në lidhje me rolin e grupeve xhihadiste në radhët e opozitës. Këto grupe vlerësohet se janë të pajisura më mirë se shumë luftëtarë nacionalistë dhe se potencialisht kanë një ndikim më të madh.

Roli i Washington në këtë transferim të armëve, nëse vërtetë është i përfshirë, mbetet i paqartë. Zyrtarët në Evropë dhe SHBA, përfshirë këtu edhe ata në radhët e CIA-s, kanë përmendur ndjeshmërinë e transferim të këtyre armëve dhe nuk kanë pranuar të bëjnë komente publike.

Por një zyrtar amerikan përshkroi këtë transfero si një përmirësim të logjistikës së opozitës. Ky zyrtar nënvizoi se opozita siriane mbetet e fragmentarizuar dhe jo-koherente, por shtoi se kjo blerje e armëve nga sauditët nuk do të jetë një pikë e kthesës.

Ky zyrtar më tutje theksoi se Irani, me dërgesat për qeverinë në Damask, edhe më tutje dërgon një sasi më të madhe të armatimit, se sa armatimin që ja kanë dërguar shtetet arabe kryengritësve.

Transferi i armëve nga ana e Iranit ka nxitur brengën në shtetet arabe sunite, të cilat po humbin hapin me Iranin, në atë që është shndërruar në garë rajonale për mbizotërim në Siri ndërmjet arabëve sunit dhe qeverisë së Assadit të mbështetur nga Irani dhe Hezbollahut në Liban.

Zyrtarët kanë theksuar se shumë aeroplanë, të ngarkuar me armatim, janë nisur nga Kroacia që nga dhjetori, kur shumë armë jugosllave, më herët të papara në luftën civile në Siri, filluan të shfaqën në xhirimet e publikuara nga kryengritësit në YouTube.

Uji Dea

Pjesa më e madhe e këtyre armëve janë dokumentuar nga blogeri, Eliot Higgins, i cili ka regjistruar përhapjen e armatimit të ri në konfliktin në Siri.

Ai fillimisht vërejti armët jugosllave në ditët e para të janarit, në përleshjet në rajonin Dara, në afërsi të Jordanisë, ndërsa në shkurt, ai vërejti këto armë në xhirimet e publikuara nga ana e kryengritësve të luftimeve në Hama, Idlib dhe Aleppo.

Zyrtarët e afërt me transferin theksuan se armët janë pjesë e suficitit të padeklaruar në Kroaci, i cili ka mbetur nga luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta.

Ministria e Jashtme e Kroacisë dhe agjencia e këtij vendi për eksportin e armëve ka mohuar dërgesën e këtyre armëve në Siri. Zyrtarët sauditë kanë refuzuar kërkesat për intervista, e këtë çështje kanë refuzuar ta komentojnë edhe zyrtarët jordanezë.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kroacisë, Danijela Barishic, theksoi se që nga fillimi i Pranverës Arabe, Kroacia nuk i ka shitur asnjë armë të vetme as Arabisë Saudite, e as kryengritësve sirianë. “Ne nuk furnizojmë me armë”, deklaroi ajo përmes telefonit.

Igor Tabak, analist ushtarak në Kroaci, theksoi se pas një periudhë, gjatë së cilës shumë vende të ish-Jugosllavisë shitën në tregun e zi armë nga lufta në Ballkan, Kroacia, e cila këtë vit pritet të anëtarësohet në BE, i përmbahet në tërësi rregullave ndërkombëtare për transportimin e armatimit.

Një zyrtar në Washington theksoi se mundësia për transferimin e armëve nga luftërat në Ballkan u përmend verën e kaluar, kur një zyrtar i lartë kroat vizitoi Washingtonin dhe i sugjeroi zyrtarëve amerikanë se Kroacia ka shumë armë në posedim, nëse ndokush është i interesuar që të furnizojë me këto armë kryengritësit sirianë.

Atëbotë Washingtoni nuk ishte i interesuar, theksoi ky zyrtar, edhe pse qysh atëbotë kishte shenja për një përkrahje të kufizuar nga arabët.

Gazeta kroate, Jutarnji List, raportoi të hënën se gjatë muajve të kaluar është vërejtur një numër jashtëzakonisht i madh i aeroplanëve transportues nga Jordania në aeroportin Pleso, në Zagreb.

Ivica Nekic, drejtor i agjencisë përgjegjëse për eksportin e armatimit në Kroaci, e cilësoi këtë raport si një spekulim.(New York Times)