FITORJA

Ramadani thotë se Kurti e Osmani u treguan arrogantë në takim me QUINT’in: Dështim serioz diplomatik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pasi që sot Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kushtetuese, duke thënë se Kosova ka dështuar të merr mbështetjen e shteteve të Kuintit që janë anëtare në KiE për të votuar Pro anëtarësimit të Kosovës.

Për këtë, Ramadani ka deklaruar se është një dështim serioz diplomatik i Kosovës.Pos këtyre, ka komentuar edhe takimin e liderëve shtetëror me ambasadorët e QUINT’it me 3 prill, duke thënë se diskutimi ishte zhvilluar me arrogancë nga ana e liderëve të Kosovës, e cili kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta.

ARKATANA

“Osmani e Kurti ishin shumë arrogantë ndaj Ambasadorëve të Kuintit gjatë takimit më 3 prill 2024. Atë ditë, ambasadorët e Kuintit paraqitën kushtin e shteteve të tyre për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Diskutimi me arrogancë kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta, madje vetëm fjala “pushtues” mungoi!”, ka thënë mes tjerash ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.