FITORJA

Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ardon Jashari pritet të ketë mundësi të arta në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i talentuar i Club Brugges që përfaqëson Zvicrën, ka shfaqur nivel të lartë të lojës dhe kjo ka bërë që ai të përcillet nga një numër i madh i klubeve angleze.

Mediumi belg “VoetbalPrimeur” ka shkruar të shtunën se skautë të Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit, Tottenhamit, Neëcastlet, Brentfordit, Nottingham Forestit dhe Brightonit e kanë parë nga afër 22-vjeçarin e talentuar.

Steven Defour, i cili ka luajtur me Burnleyn në Premier League, ka thënë se Jashari është gati për hapin e madh në karrierë.

“Ai është lojtari më i mirë në ligën tonë dhe ndoshta njëri prej më të mirëve që kemi pasur në dhjetë vjetët e fundit”, ka thënë Defour që është analist i futbollit në mediumin “Het Laatste Nieuës”.

ARKATANA

“Kombinimi i tij i energjisë, agresiviteti dhe loja me top, e bëjnë atë të veçantë. Ai ka kuptueshmëri të shkëlqyer të lojës dhe teknikisht është i fortë mjaftueshëm për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Jashari u transferua nga Luzerni te Club Brugge në verën e vitit të kaluar për gjashtë milionë euro dhe është zhvilluar shumë shpejtë si futbollistë.

22-vjeçari Jashari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të ligave më të forta evropiane.

Club Brugge ia vazhdoi Jasharit kontratën deri në janar të vitit 2029.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.