UBT

Selmani s’po i ndalë golat në Rumani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Astrit Selmani ka shënuar gol sërish në elitën e futbollit rumun.

Selmani të premten mbrëma ka shënuar gol në fitoren 3:1 të Dinamo Bukureshtit ndaj Unirea Slobozias.

Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t.

Selmani e shënoi golin e tretë për Dinamo Bukureshtin në minutën e 93-të nga penalltia.

Fundamenti

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Për Selmanin ky ishte goli i dhjetë i shënuar në 25 ndeshjet e luajtura këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Dinamo Bukureshti ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

Unirea Slobozia është në vendin e 13-të me 25 pikë.