Uji Dea

“AR – KATANA”, kompania lidere e ndërtimit cilësor, që mendjen, frymën, eksperiencën dhe dashurinë e ofron jo vetëm për gjilanasit

/ 11 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – “AR – KATANA”, padyshim është kompani lidere e ndërtimit në rajon dhe më gjerë si për nga cilësia ashtu edhe nga serioziteti, përkushtimi, profesionalizmi, korrektësia, ndërgjegjja dhe ndihmesa e madhe, që ka bërë dhe bënë për shumë vite për qytetarët gjilanas. Muhamet Ajrullahu është kujdesur përherë që familjet gjilanase me nevojë të jenë me prioritet, pastaj kontribute të panumërta edhe për institucionet lokale e qendrore, OJQ lokale, klubet sportive, familjet e dëshmorëve, veteranëve, fëmijëve jetimë etj. “AR – KATANA”, dominon në shumë segmente dhe është ombrellë dhe strehë e shumë gjilanasve, si në banesa cilësore, e me kualitet të përsosur, ashtu edhe në ndikimin e saj për të pasur një Gjilan me standarde e vlera evropiane. “AR – KATANA” ndryshe është kompleksi që ka emër, vlera dhe kompetencë në fushën e ndërtimit, e certifikuar me ISO standarde.

Pamjet mahnitëse që po kryhen në kompleksin “AR KATANA”, dëshmojnë më së miri për seriozitetin dhe angazhimin profesional që po bënë kjo kompani për t`i sjellur qytetit të Gjilanit arkitekturë e dizajn modern të banesave familjare.

“Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë pronari Muhamet Ajrullahu.

Muhamet Ajrullahu, është pronari i rrallë në Kosovë, që çdo sekondë pothuajse është aktiv dhe nuk rrinë shumicën e herëve ulur në zyrën e tij. Ka një kulturë pritjeje të veçantë dhe çdo klient e pret me dashamirësi, duke mos munguar asnjëherë komunikimi i tij i sinqertë dhe sqarimet që kërkojnë palët.

“Unë jam mësuar me këtë zeje dhe e di si merr frymë fusha e ndërtimit dhe kjo është arsyeja që çdo vit sjellim risi në dizajne dhe në infrastrukturë përcjellëse. I kuptojë kërkesat dhe nevojat e klientëve, di si mund t`i kuptojë ata dhe jam i përkushtuar përherë duke mos e lodhur klientin” shprehet Ajrullahu për rajonipress.

Pronari i “AR KATANA”, Muhamet Ajrullahu thotë se ende ka hapësirë që bizneset në fushën e ndërtimit të kuptojnë kërkesat dhe natyrën e përzgjedhjes nga klientët.

Së fundit ky gjigant i ndërtimit është duke punuar intensivisht në objektet e saja përcjellëse dhe vetëm nga pamja e jashtme mjafton të shohësh punën e pastër, e me saktësi që e bëjnë.

“Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë Ajrullahu.

Sipas tij në kompleksin “AR KATANA”, mund të gjeni gjithçka që ju keni ëndërruar ndonjëherë.

”Për ne flet vet puna, flasin objektet e ndërtuara dhe të promovuara në mbarë trojet shqiptare. Kemi blerës nga të gjitha anët dhe kjo na motivon edhe më shumë, që të sjellim kulturën e ndërtimit dhe modernizimin evropian të banesave kualitative” shprehet Ajrullahu.

Ndryshe “AR – KATANA” është kompania e ndërtimit ku cilësia dhe standardi asnjëherë nuk ndryshojnë.

Tashmë është thënë disa here se “AR – KATANA” padyshim është kompania më serioze në regjion në fushën e ndërtimit të banesave moderne dhe mbetet pikë referuese për shumë familje nga mbarë trojet shqiptare.

Muhamet Ajrullahu thotë se pavarësisht krizave rajonale ky gjigant e ka ruajtur përherë cilësinë dhe standardin, ndërsa për diasporën thotë se fuqia e tyre është domethënëse dhe ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në zhvillim e progres.

Familje të shumta shqiptare pothuajse gjatë tërë ditës qëndrojnë dhe vizitojnë kompleksin banesor dhe gjigantin e ndërtimeve moderne me cilësi evropiane “AR KATANA”.

Gjithsesi është një staf i përgatitur mirë profesionalisht, që i del në ndihmë secilit që frekuenton këtë hapësirë banimi, të ndërtuar enkas për familjet moderne dhe ata që duan vend ideal për qetësi, rekreacion e pamje mahnitëse.

Padyshim ardhja e diasporës e ngjall frekuentimin dhe rritë fuqinë blerëse, derisa pronari i saj Muhamet Ajrullahu, i cili edhe vet është pjesë e diasporës thotë se fuqia e diasporës është shumë domethënëse dhe ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në zhvillimin e bizneseve.

“Cilësia dhe standardi mbetet tek ne gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm, pavarësisht ndryshimeve të çmimeve të prodhimit edhe pse në filozofinë e kompanisë jemi sfiduar, pavarësisht krizave rajonale në ruajtjen e berëzës” thotë ai.

ARKATANA

Pronari i kompanisë prestigjioze dhe e pa konkurrencë në rajon thotë se ka shumë arsye pse klient të shumtë drejtohen tek komplekset e tyre.

“Bashkë dyzimi i natyrës, hapësirës gjelbëruese brenda kompleksit dhe qetësisë, me arkitekturën tek kompleksi “AR KATANA”, krijojnë hapësirë mbresëlënëse për ata që dëshirojnë jetë përrallore” shton Ajrullahu.

Në fakt ka edhe arsye tjera që e bëjnë funksional dhe të dobishëm për një familje praninë brenda kompleksit “AR KATANA’.

Ka mjaftueshëm siguri dhe përgjegjësi gjatë blerjes dhe fjala dhe premtimi nga stafi i këtij gjiganti janë të kryera dhe nuk ndryshojnë.

“Ne mundohemi të jemi besnik jo vetëm në ndërtim që dallohemi për nga cilësia e standardi po edhe gjatë aktit final të blerjes së banesës nga klientët. Nuk jemi të ngurtë as në çmime, e as në marrëveshje sepse për ne me rëndësi është që klienti, të ndahet i kënaqur dhe të jetë trashëgues i lumtur i asaj, që ne e ndërtojmë me shumë dashuri e pasion” tha Ajrullahu.

Ndërtesat moderne që janë ndërtuar, e po ndërtohen nga kjo kompani janë luksoze në pamje, tërheqëse në ndërtim e në arkitekturë, cilësi e thellë dhe mbikëqyrje profesionale e rregullt. Thjeshtë finesa më e vogël aty ka rëndësi dhe i kushtohet vëmendje.

Dhe këto prioritete e vlera kanë ndikuar që shumë klient nga diaspora ta vizitojnë dhe të jenë blerës potencial.

Muhamet Ajrullahu ka projekte serioze e ambicioze edhe për investimet në bregdetin shqiptarë.

“Jemi në hulumtim e sipër të investimeve në bregdetin e Shqipërisë dhe po i studiojmë ofertat dhe rrethanat favorizuese për të shtrirë edhe atje biznesin tonë” tha ai.

Ndryshe, GRBC ose Këshilli i Bizneseve të rajonit të Anamoravës i ka ndarë kompanisë së ndërtimit “AR- KATANA” çmimin si kompania më e suksesshme për vitin 2022, ndërsa që mirënjohjen ia ka ndarë solemnisht, mysafiri i nderit eurodeputeti Lukas Mandle.

Muhamet Ajrullahu, kishte deklaruar se ky titull, atë e bënë edhe më të fuqishëm dhe më motivues për të ecur përpara, në fushën e ndërtimit ndërsa ka thënë se u ndjeva i nderuar, që një zë i fuqishëm për Kosovën siç është Lukas Mandle, të më ndajë mirënjohje.

Ajrullahu ka shtuar se ky besim gjithashtu, atë do ta motivojë që të vazhdojë edhe më tutje, me ndërtime moderne dhe cilësi evropiane të ndërtimeve.

”Kosova dhe shteti i Kosovës, duhet ta kuptojnë se pa biznese të fuqishme, nuk mund të zhvillohet e as përparojë vendi. Bizneset duhet të shihen si partner kudo që bëhet fjalë, për të mirën e Kosovës dhe shtetit të saj” tha Ajrullahu, i cili vazhdon të mbështes në shumë fusha kategoritë e shumta në Anamoravë e Kosovë.

Muhamet Ajrullahu me shumë kënaqësi ka pranuar t`i përgjigjet edhe 11 pyetjeve të Rajonipress, që ndërlidhën në fushën e ndërtimit dhe pjesës profesionale në këtë segment.

Ajrullahu në këtë ballafaqim rrëfen për ardhjen dhe investimin e tij në Kosovë, për sfidat e shumta dhe burokracitë e të gjitha niveleve pushtetarë, për problemet e theksuara në realizimin e projekteve që u dedikohen gjilanasve, për kontributin e tij të madh në shumë fusha, si dhe për shumëçka që lidhet me 11 pyetjet profesionale mbi kualitetin, ndershmërinë, profesionalizmin dhe kureshtjen e një ndërtuesi serioz.

Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?
Ajrullahu: Investimi ynë kryesisht lidhet në fushën e ndërtimit dhe kap shifra të larta krahasuar me kompanitë e tjera.
Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj, në raport me institucionet qendrore dhe lokale?
Ajrullahu: Problemet janë të natyrave të ndryshme dhe lidhen më shumë me burokracinë dhe jo efikasitetin e kënaqshëm, në raport me investitorët serioz. Kjo vlen pothuajse për të gjitha qeveritë e kaluara dhe të tanishme.
Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?
Ajrullahu: Unë personalisht nuk kam probleme të theksuara, me përjashtim të ndonjë blerësi që mund, të mos jetë i disiplinuar gjatë pagesave ose nuk e zbaton marrëveshjen – kontratën dhe aty ka defekte. Ne jemi krejt në rregull dhe nuk bëjmë tolerime, kur është në pyetje kriteri i kompanisë.
Rajonipress: Cili është defekti më i madh, që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?
Ajrullahu: Blerësit kanë kërkesa të shumta dhe nganjëherë edhe të pa arsyetueshme. Nuk kërkojnë me kohë ndonjë ndryshim ose ndonjë intervenim, por kur të vendosen në banesë, pastaj e shohin se kanë harruar diçka. Kuptohet pagesat tek ne bëhen përmes bankës edhe atë me një kriter shumë rigoroz, sepse çdo shitje tek ne faturohet dhe tatimohet.
Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale, gjatë realizimit final të shitjes së banesave?
Ajrullahu: Kjo as që diskutohet sepse çdo marrëveshje për ne është obligative dhe pres që edhe palët, të jenë më të përpikta në përmbajtjen dhe respektimin e marrëveshjes.
Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?
Ajrullahu: Punoni me ndershmëri, veproni me saktësi, investoni me mençuri dhe ndihmoni qytetin tuaj dhe të gjithë, ata që ua shtrijnë dorën nevojtare.
Rajonipress: Çka do të veqonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?
Ajrullahu: Shoh çdo ditë kompani që mburren me investime dhe ndërtime cilësore. Ka kompani madje që kurrë në jetën e tyre, se ka ndihmuar me asnjë cent as shtetin, as komunën e Gjilanit dhe as ndonjë qytetar nevojli. Ky është defekti kryesor dhe ju mungon transparenca.
Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave, ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?
Ajrullahu: E kam diskutuar edhe me shumë pronar jashtë Kosovës dhe brenda çmimin e banesave. Për standardin e jetesës kuptohet, që janë të larta, por mos harroni se çmimet tjera po shkojnë në tavan. Banesa është luks, po është edhe domosdoshmëri.
Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?
Ajrullahu: Asnjëherë skemi punuar pa mbulesat profesionale siç janë studimet e fizibilitetit dhe matjet tjera që janë të kushtueshme, por të cilave u jemi përmbajtur gjithmonë. Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit? Ajrullahu: Nuk kam dhe madje skam asnjë ankesë nga ndonjë palë apo klient, që do të ishte i pakënaqur.
Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?
Ajrullahu: Të gjitha i kemi nxjerr me kohë dhe çdo here me pagesa u kemi ndejtur gati. Unë jam i përpiktë dhe për këtë më njohin të gjithë. Mbi të gjitha ligji, taksat dhe obligimet tjera shtetërore. Këtu nuk ka pardon sepse kam shumë përvojë edhe në Gjermani e Zvicër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.