Uji Dea

Apeli i policisë: Vozit me kujdes, mbroje jetën tënde dhe të tjerëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Duke pasur parasysh rastet e aksidenteve me fatalitet të ndodhura kohëve të fundit Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi mbajti një takim me stafin menaxherial, Komandantët e Stacioneve Policore dhe Njësive, me fokus të veçantë masat shtesë që duhet të ndërmerren për reduktimin e aksidenteve në trafik, veçanërisht atyre me fatalitet.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan strategjitë e nevojshme për të rritur sigurinë rrugore, duke përfshirë përmirësimin e kontrollit të trafikut rrugorë, rritjen e partishmërisë policore dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.

Kolonel Rukiqi kërkoj nga Komandantët e Stacioneve dhe Njësive Rajonale aktivitete shtesë, duke kërkuar nga ta dhe zyrtarët policorë që i mbikëqyrin të jenë profesional gjatë kryerjes së detyrave në trafikun rrugorë dhe se toleranca për kundërvajtësit të jetë zero.

Mobi Casa

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugorë, pasi siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga sjellja e përgjegjshme në rrugë.

Me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetëve, çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me seriozitet maksimal nga ana e policisë, andaj me këtë rast kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve. Ne besojmë se me bashkëpunim dhe përkushtim, mund të arrijmë një ambient më të sigurt për të gjithë.

Vozit me kujdes, mbroje jetën tënde dhe të tjerëve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.