Eko Higjiena

Ansambli i mirënjohur “Gjilani“ edhe këtë vit e përmbylli me mjaftë rezultate dhe suksese aktivitetin kulturor

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ansambli “Gjilani” me rastin e përmbylljes të këtij viti të suksesshëm, organizoi një koktej modest për anëtaret e Ansamblit dhe mysafirët e ftuar e ku u shpalosen rezultatet e arritura edhe në këtë vit dhe në bazë të rezultateve të arritura, ky ansambël denjësisht përfaqësoi qytetin, Kosovën, kudo që mori pjesë dhe u prezantua me vlera të mirëfillta të kulturës tonë tradicionale nga kjo trevë si edhe me këngë e valle të përpunuara me motive të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Me këtë rast udhëheqja e Ansamblit “Gjilani “ i prirë nga kryetari i saj z.Afrim Haziri, organizuan një koktej modest me rastin e të arriturave të aktiviteteve kulturore për këtë vit.

Pos anëtarëve, ishin ftuar edhe mysafirë, mbështetës, përkrahës, kontribuues të Ansamblit, në forma të ndryshme.

Këtë tubim e madhështoi dhe e nderoi edhe prezenca e kryetarit të Komunës z. Alban Hyseni, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport z. Kushtrim Zeqiri, Kryetari i Degës të AAK-së për Gjilan z.Nazim Gagica si dhe personalitete tjera të kulturës etj, të cilët e nderuan dhe e falënderuan Ansamblin për rezultatet e arritura edhe në këtë vit.

Në këtë rast, kryetari i Ansamblit z.Afrim Haziri e falënderoi, Alban Hysenin si dhe drejtorin për KRS z.Kushtrim Zeqirin për mbështetje si dhe për ndihmën e dhënë për rregullimin e lokalit dhe krijimin e ambientit për zhvillimin e aktivitetit të ansamblit, por nuk ishin harruan për ftesë edhe ish aktivistet, anëtaret e këtij ansambli, të cilët kishin kontribuar ndër vite.

Në fillim, Afrim Haziri, me disa fjalë u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve, mysafirëve të ftuar dhe foli shkurtimisht për disa aktivitete kulturore e suksese të arritura të Ansamblit edhe në këtë vit.

ARKATANA

Në vazhdim Ansambli ndau mirënjohje për gjithë anëtarët për kontributin e dhënë si dhe për bashkëpunuesit – vepruesit për këtë ansambël e në veçanti me mirënjohje u nderuan: Kryetari i Komunës z. Alban Hyseni, drejtori për Kulturë Rini e Sport, z.Kushtrim Zeqiri, Nazim Gagica, kryetar i Degës të AAK-së për Gjilan si dhe mbështetës i ka hershem i Ansamblit, z.Shaban Shabani, udhëheqës i disa shoqërive ndër vite e sidomos i Ansamblit të mirënjohur “Gurra” dhe udhëheqës artistik i Festivalit ”mbarëkombëtar “Gurra popullore” që u organizua gjatë okupimit e vazhdoi disa vite edhe në liri e si u tha, me punën e tij kontribuoi, zbuloi dhe nxori mjaft talent, kuadro në lëmin e kulturës.

Edhe, z.Halit Isufi ish instrumentalist i Ansamblit, z.𝐁𝐮𝐫𝐡𝐚𝐧 Haziri, udhëheqës artistik i Ansamblit, por edhe veprimtareve, bashkëpunëtorëve dhe kontribut dhënësve që e kishin ndihmuar në mënyra të ndryshme aktivitetin e këtij Ansambli iu ndanë mirënjohja si dhe themeluesve të këtij ansambli.

Në këtë rast me mirënjohje postmorum u nderua edhe ish kryetari i Ansamblit z.Nehat Ferati për të cilin u thanë disa fjalë emocionuese për aktivitetin dhe kontributin e tij që nga fillimi në ish rolin e kryetarit të ansamblit.

Pas ndarjes së mirënjohjeve një fjalë rasti e pati KK z.Alban Hyseni, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë Rini dhe Sport, z. Gagica, Shaban Shabani etj të cilët me fjalët e tyre përshëndetën anëtarët, udhëheqësin si dhe kryetarin e Ansamblit z. Afrim Haziri për rezultatet e arritura edhe në këtë vit duke iu dëshiruar suksese edhe në vijim dhe i falënderuan për këtë organizim dhe mikpritje dhe për gjitha aktivitetet kulturo – artistike të arritura deri më sot me dëshirë që të kenë edhe më shumë suksese dhe mirënjohje në të ardhmen. /shaban Shabani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.