Aliu: Deputetët e LDK-së nga Gjilani do të jenë të pa kompromis kur është në pyetje Anamorava dhe Gjilani në veçanti

Gjilan – Me theks të veçantë do të angazhohemi në përfundimin e projekteve të mbetura dhe shumë të rëndësishme për Gjilanin si: përfundimi i stadiumit të qytetit, përfundimi i segmentit të parë të autostradës si dhe fillimi i segmentit të dytë të autostradës, fillimi dhe përfundimi i projektit të impiantit të ujërave të zeza, përfundimi i hyrje-daljeve të qytetit, fillimi i menjëhershëm i zbatimit të Planit Zhvillimor Komunal, përgatitja dhe miratimi i Hartës Zonale Komunale dhe shumë projekte dhe programe të filluara dhe të mbetura dhe të pa vazhduara nga kjo qeverisje edhe qendrore edhe lokale thotë Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së në Gjilan dhe kandidat për deputet.
Sipas tij fokusi i kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja e Gjilanit do të jetë në realizimin e programit qeverisës “Rruga e Re”, në të cilin program janë shkrirë të gjitha projektet zhvillimore të të gjitha fushave, me theks të veçantë në pjesën që programit që ka të bëjë me Anamoravën në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti.
“Do të angazhohemi që t’ua prejmë rrugën politikave të papranueshme të cilat kanë sjellë polarizim të skajshëm dhe gërryerje të themeleve të shtetësisë së Kosovës duke shkaktuar gjendje të rëndë të brendshme si edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo gjendje e rëndë nga keqqeverisja e deritanishme, e ka ngjallë tejmase interesimin qytetarë për alternativë, të cilën alternativë LDK e ofron me programin qeverisës “Rruga e Re”. Angazhimet tona, gjithashtu do të kenë qëllim të ndihmojnë në flakjen e fenomeneve negative që e përcjellin Kosovën si korrupsioni, kapja e shtetit, nepotizmi, eksperimentimet me ide të rrezikshme kushtetuese” thotë Aliu.
“Me theks të veçantë do të angazhohemi në përfundimin e projekteve të mbetura dhe shumë të rëndësishme për Gjilanin si: përfundimi i stadiumit të qytetit, përfundimi i segmentit të parë të autostradës si dhe fillimi i segmentit të dytë të autostradës, fillimi dhe përfundimi i projektit të impiantit të ujërave të zeza, përfundimi i hyrje-daljeve të qytetit, fillimi i menjëhershëm i zbatimit të Planit Zhvillimor Komunal, përgatitja dhe miratimi i Hartës Zonale Komunale dhe shumë projekte dhe programe të filluara dhe të mbetura dhe të pa vazhduara nga kjo qeverisje edhe qendrore edhe lokale. Krahas këtyre projekteve që duhet vazhduar, do të angazhohemi edhe për projekte dhe programe të reja të planifikuara me programin “Rruga e Re” dhe ato të cilat do të planifikohen nga fillimi me të cilat synohet ngritje, avancim dhe zhvillim në përgjithësi të Anamoravës dhe e kthimit të Anamoravës edhe një herë në agjendë të Qeverisë së Republikës së Kosovës” tha Aliu për rajonipress.
Sipas Aliut, deputetët e LDK-së nga Gjilani do të jenë të pa kompromis kur është në pyetje Anamorava dhe Gjilani në veçanti, këtë shumë shpejtë do ta dëshmojmë./rajonipress/