Alban Hyseni i ofron përkrahje të plotë Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Canës

Gjilan – Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan i udhëhequr nga Dr. Afrim Cana sot priti në një takim pune Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hysenin.
Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të Komunës dhe Spitalit për avansimin e shërbimeve mjekësore – infrastrukturore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit u zotua se do të keni përkrahjen e plotë të Komunës së Gjilanit sa herë që të jetë e nevojshme për të ju dale në ndihmë qytetarëve të regjionit të Anamoravës, Preshevë, Bujanoc, Medvegj, qytetarëve nga Kumanova dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
Jemi të hapur si Komunë që të bashkëpunojmë me të gjitha kapacitetet që kemi duke krijuar strategji dhe planifikime të reja në shëndetësinë primare dhe sekondare në fokus të veçantë pacienti në qendër duke ju shërbyer çdo herë qytetarëve me shërbime sa më të mira e cilësore.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana falënderoj Kryetarin e Komunës për përkrahjen e ofruar duke u deklaruar se jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha institucionet me kapacitetet që kemi me të vetmin qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore – cilësore.
Ne tanimë po bëjmë planifikimin afatgjatë për burimet njerëzore, pajisje mjekësore dhe infrastrukturë, gjithashtu jemi në prag të fillimit të investimit nga Lux-Dev renovimin e objektit spitalor nr.1.
Ne po punojmë çdo ditë me përkushtim të plotë në riorganizim të shërbimeve duke u siguruar se shërbimet tona do të plotësojnë kërkesat e pacientëve./rajonipress/