FITORJA

Alban Hyseni: Atë që s’u bë për 25 vjet, e përfunduam për pak javë, qytetarët i tregojnë se edhe më parë është punuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kanë përfunduar punimet në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, ajo “Adem Jashari” nga Xhamia e Madhe deri të Universiteti i Gjilanit. Për Alban Hysenin i cili do të mbahet në mend si njëri nga kryetarët më të dështuar në fushën e projekteve gjithçka ka nisur me ardhjen e tij në pushtet. Por qytetarët e kanë gozhduar me komente duke i treguar se edhe para 25 viteve ka ekzistuar Gjilani dhe është punuar në shumë drejtime.

Alban Hyseni ka thënë se kjo pjesë tanimë ka marr një pamje krejtësisht tjetër, e cila nuk ishte trajtuar për disa dhjetëra vjet.

“Tanimë kjo pjesë pos rrugës së re ka edhe trotuarin e ri, shënjimin dhe parkingjet, duke ua lehtësuar qytetarëve lëvizjen”.

Hyseni, tha se rruga “Adem Jashari”, një nga rrugët më jetike të qytetit është ri transformuar tërësisht.

Mobi Casa

“Kjo rrugë, që për vite me radhë ishte lënë pas dore, sot është rikthyer me një pamje moderne dhe infrastrukturë të sigurt për të gjithë. Për Gjilanin që duam, për Gjilanin modern. Atë që s’u bë për 25 vjet, e përfunduam për pak javë”, tha Alban Hyseni.

Por qytetarët e kanë gozhduar Alban Hysenin duke i treguar se është punuar edhe më herët.

Agon Sadriu: Po furrës në kablla o kryetar Komuna e Gjilanit asfalti prej 1937 u kon kjo pjesë për çka e ke fjalën qe s`ke lon shakta kur bjen shi a çka su boh qe 25 vjet

Ismail Kastrati qytetar: Detyre e ke, në shërbim të qytetarëve je, s`ka nevojë me bo reklama për ata të kena zgjedhur shërbëtor të qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.