UBT

Akuarium (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nga Ramadan Mehmeti

RCCOLA

Në ritmikën e zemrës shuhet stinë e re.
E unë… Ku mbeta unë në këtë akuarium?
Në secilin rreth të fatit vringëlloj shpatën e skuqur kot. Pres veten. Bie… i tëri në flakë! Do të më fajësojnë, do të më akuzojnë pse ia vodha zjarrin Zeusit. Pse, Zot! A nuk kishte bota nevojë për një Promete të ri!? E shihni se unë kam lindur nga nënthoi i Sizifit; dogja censurat, besëtytnitë, mëritë. Vetëm të hidhem në dallgët e përqafimit tënd, si një stuhi jugu, me rrudha në ballë, me vajin e arës djerrë.
S’të takova më. Ja, tash, ngado bie ndesh me hiçin… Unë, busull në ritmikën e zemrës në kërkim të unit tim!