FITORJA

Admirali amerikan: Vuçiqi një bandit, do të pushtojë Kosovën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Amerika po njeh fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe presidentit të saj. Në një seancë dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përmend rreziku për Kosovën që vjen nga Aleksandar Vuçiq me dëshirat e tij për pushtim dhe u dhanë direktiva se si duhet të sillet Uashingtoni në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se Serbia dhe Republika Srpska janë të dy aktorë të këqij që e vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit. Liderët e tyre, Vuçiç dhe Dodik, janë banditë. Dodik qëllimisht po kërkon ta shndërrojë Bosnjën në një kuti shpërthyese, ndërsa Vuçiç ka synime për të eliminuar sovranitetin e Kosovës. Reagimi ynë duhet të jetë i fuqishëm, duhet të mbështesim KFOR-in, që është një forcë e NATO-s garantuese e stabilitetit. Kosova si një forcë stabilizuese, sigurohuni që është e pajisur siç duhet me mbështetjen europiane dhe amerikane, por më e rëndësishmja, ne duhet ta çojmë Kosovën në rrugën e integrimit të mëtejshëm euroatlantik përmes Bashkimit Europian dhe NATO-s”, tha Mark C. Montgomery, admiral në pension.

Admirali i ushtrisë amerikane në pension kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të përdorë fuqinë që ka për të shtyrë vende si Spanja, që janë kundër avancimit të integrimeve euroatlantike, të lejojnë Kosovën të hyjë në mjedisin e vëllazërisë europiane. Vëmendje të madhe për Ballkanin Perëndimor nga Uashingtoni kërkoi edhe ish ambasadorja e SHBA-ve në NATO.

UBT

“Ky është një rajon që kërkon vëmendje nga tre anët e ndryshme të botës. NATO duhet të qëndrojë e angazhuar, po ashtu edhe Bashkimi Europian duke vazhduar ndjekjen e përpjekjeve diplomatike për të punuar drejt paqes, ndërsa SHBA-ja duhet të paraqitet dhe të jetë e pranishme dhe të angazhohet në rajon. Nëse kjo nuk bëhet, Rusia dhe Kina tashmë janë aty me krahët hapur duke kërkuar të luajnë një rol shumë aktiv në atë rajon, dhe të ndajnë Europën nga Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ish-ambasadorja Smith.

Seanca dëgjimore në Kongres, u kryesua nga kongresmeni Keith Self. Republikani nxori në pah kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kongresmeni sqaroi se në rajon janë 3 shtete që nuk janë pjesë e NATO-s, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova, me këtë të fundit që dëshiron me çdo kusht të pranohet në aleancë. /A2CNN

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.