Eko Higjiena

Administratori i Gjilanit me ekipin e tij e vunë në lajthitje GAP-in, as për së afërmi nuk i realizoi premtimet e prezantuara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega në Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Kryetari i Forumit të Rinisë dhe anëtari i Kuvendit Komunal, z Gentrit Murseli, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku ka paraqitur para medieve dezinformimin e paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti GAP, për të gënjyer opinionin publik për premtimet e tij të realizuara.

“Shumica e premtimeve të cilat cilësohen si të realizuara tek Instituti GAP, në fakt janë informata të pavërteta të dërguara nga Komuna e Gjilanit.
Premtimet të cilat cilësohen të realizuara janë:

GRANDEMALL
  • Transparencë për të gjitha veprimet e administratës komunale,
  • Respektim i Ligjit të Prokurimit Publik,
  • Fillimi i ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan,
  • Fillimi i rinovimit të Palestrës “ Bashkim Selishta- Petriti”,
  • Përmirësimi i infrastrukturës brenda Teatrit të Qytetit- Gjilan, në vlerë prej 50.000€,
  • Fillimi i ndërtimit të zonës ekonomike dhe funksionalizimi i qendrës trajnuese,
  • Fillimi i restaurimit të Kalasë së Pogragjës,
  • Ndarja e bursave për studentë dhe nxënës të dalluar,
  • Rregullimi pjerrinave në trotuaret e qytetit,
  • Funksionalizimi i Qendrës Rinore,
  • Krijimi i qendrës për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuar,
  • Krijimi i kinemasë afër Kalasë së Pogragjës,
  • Krijimi i parkingjeve të reja në qytet,
  • Riorganizim i Flakës së Janarit,
  • Rritja e fondit për subvencionim të organizatave kulturore, e shumë premtime të tjera që cilësohen si të mbajtura, në fakt as nuk kanë filluar,”- tha Murseli para medieve.

Ai potencoi në emër të Degës edhe njëherë, që kërkojmë nga Instituti GAP rivlerësim të premtimeve të të parit të ekzekutivit, ngase as për së afërmi nuk janë të realizuara ashtu siç janë paraqitur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.