Pensionohet njëri nga zyrtarët komunalë më punëtor, angazhues e vetëmohues Hamdi Maliqi

Gjilan – Për nder të pensionimit të zyrtarit Hamdi Maliqi, në një ceremoni simbolike bashkë me kolegët e tjerë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndau mirënjohje për z. Maliqi dhe e falënderoi për punën e angazhimin shumëvjeçar në institucionin komunal.
Ndër të tjera, Hyseni i dëshiroi pensionim të shëndetshëm bashkë me familje.
Ndryshe Hamdi Maliqi ishte një punëtor i dalluar, vetëmohues e angazhues deri në fund./rajonipress/