UBT

Thaçi: PDK do të jetë gjeneroze në krijimin e institucioneve të reja

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nga Berlini, i pari i PDK’së ka folur lidhur me krijimin e institucioneve. Tha partitë politike e kanë obligim gjetjen e mënyrës së krijimit të institucioneve. Theksoi se PDK do të jetë maksimalisht gjeneroze.

“Natyrisht që është obligim i gjithë njerëzve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, është obligim i të gjitha partive politike të interesuara që të diskutojnë për gjetjen e formës dhe mënyrës së krijimit të institucioneve. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, parti fituese, do të jemi maksimalisht gjeneroz dhe vullnetmirë në këtë drejtim që t’i japim vendit, shtetit tonë, shoqërisë sonë institucione të qeverisjes së mirë, efektive, efikase dhe mirëqeverisëse”, tha Thaçi për RTK.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, Thaçi ka vlerësuar lart samitin e shteteve të Ballkanit.

Ai ka thënë veç tjerash se Kosova ndodhet në një momentum të ri evropian.