Eko Higjiena

LAN-i, kundër zgjedhjeve të reja, PDK dhe “Vetëvendosje” llogarisin edhe këtë opsion

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare mbetet një opsion i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje”, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK- Nisma (LAN) janë kundër një procesi të ri zgjedhor, pasi pretendojnë se e kanë shumicën për krijimin e qeverisë.

FIDANISHTJA

Për bashkësinë ndërkombëtare është ende e paqartë nëse Kosova do të fitojë qeverinë e re apo qytetarëve do t’u duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit. Ambasadori Britanik, Ian Cliff, një ditë më parë u ka thënë medieve serbe se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të Kosovës. Ndërkaq mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja ai sheh në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.