UBT

Komandanti i LMT-së, toger Husein Arslan, viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i LMT-së, toger Husein Arslan, i shoqëruar nga oficerët Safak Oneç dhe Murat Topçuoglu, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu.

Gjatë takimit, kryetari Aliu e ka falënderuar togerin Arslan për punën dhe angazhimin e tij në fushën e sigurisë, si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT-ja mban me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Aliu i ka njoftuar mysafirët edhe për punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe aktivitetet që zhvillon ky institucion në komunitet.

Hidromorava

Gjatë diskutimit është vlerësuar lart edhe bashkëjetesa ndërfetare në Gjilan, e cila, sipas KBI-së, kultivohet dhe promovohet në vazhdimësi përmes aktiviteteve dhe angazhimit në komunitet.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe përfaqësuesve të LMT-së njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.