Mobi Casa

PDK ende mbanë shpresa në një koalicion me Fatmir Limajn, Krasniqi mohon

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në PDK kanë deklaruar se janë duke negociuar Nisman për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës. Por një gjë e tillë është mohuar nga Jakup Krasnqi, numri dy i Nismas në një prononcim për lajmi.net.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kovën, Jakup Krasniqi, ka mohuar që subjekti i tij do të bëjë koalicion të përbashkët qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës-në, ashti siç kishte deklaruar kryetari i Komunës së Drenasit nga PDK, Nexhat Demaku.

Demaku sot ishte kishte deklaruar se koalicioni PDK-Nisma mund të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim dhe se për këtë ekziston edhe disponimi i anëtarëve të dy subjekteve.

Por Krasniqi në një prononcim për lajmi.net, ka mohuar një gjë të tillë.

“Tani më thanë ata të tjerët, ne nuk dimë gjë. Nuk kam cfarë të them tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, Nisma për Kosovën e themeluar nga dy ndër ish figurat kryesore të PDK-së, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kanë hyrë në një koalicion pas zgjedhor me LDK-në dhe AAK-në, përmes të cilit pretendojnë qeverisjen e vendit.

Uji Dea

———————————————————————–
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka humbur shpresat për të gjetur një partner për bashkëqeverisje. Zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se mund të ndodhë që ta bindin Nismën për Kosovën që të hyjnë në qeveri së bashku.Nexhat Demaku, i cili është anëtar i PDK-së dhe kryetar i Komunës së Drenasit, ka thënë për Gazetën Blic se PDK-ja mund ta bëjë qeverinë me Nismën.

“Koalicioni PDK -Nisma mund të ndodh gjatë ditëve në vazhdim. Disponimi i anëtarësive të dy subjekteve politike është që koalicioni për formimin e qeverisë të jetë mes PDK dhe NISMËS , ky disponim duhet te reflektoj tek strukturat udhëheqëse të PDK dhe NISMËS”, ka thënë Demaku.

Sipas tij, te dy subjektet natyrshëm kanë shumë gjëra të përbashkëta edhe për faktin se sukseset e qeverisë për më shumë se 6 vite një pjesë e tyre i atribuohen edhe njerëzve që udhëheqin sot NISMËN.

Sipas Demakut edhe Jaku Krasniqi, njëri prej udhëheqësve të Nismës nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të përbashkët.

“Jakup Krasniqi në të gjitha deklaratat publike asnjëherë nuk ka përjashtuar asnjë subjekt politik për koalicion qeverisës, ajo që duhet të bëjë PDK-ja duhet një ofertë më serioze dhe konkrete për koalicion qeverisës”, ka thënë Demaku.

Mirëpo, para disa ditësh në një prononcim për Gazetën Blic, anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma në asnjë formë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në. Madje, sipas tij, është për keqardhje se në çfarë derexhe ka ardhur PDK duke spekuluar kinse për përafrim të partive me PDK-në.