ARKATANA

Daci: Ramushi njeri i fjalës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci e ka vlerësuar shumë kontributin e LDD-së, në rezultatin e arritur të partnerit të koalicionit AAK-së, dhe ka shprehur bindjen se Kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj, do të dijë të vlerësoj drejt këtë kontribut dhe do të tregohet si edhe deri më tani si njeri i fjalës. Këto komente Daci i ka bërë në mbledhjen e Kryesisë së LDD’së.

Në fillim të takimit, i cili ishte i pari pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari Daci ka njoftuar për aktualitetin politik në Kosovë.

UBT

Ai ka shprehur bindjen se koalicioni opozitar do të jetë ai që do ta formoj qeverinë e Republikës së Kosovës.