ARKATANA

Jakaj: LVV fillon bisedimet me opozitën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka deklaruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve pritet të ndodhë rreth datës 7 korrik, pas së cilës do të nisin procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Jakaj tha se, bazuar në deklarimet publike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje pritet të zhvillojë bisedime me partitë politike vetëm pas certifikimit të rezultateve dhe nisjes së procesit të konstituimit të Kuvendit.

“VV, nga deklarimet që janë parë edhe nga Albin Kurti, është që do të bëjë muhabet me partitë politike pasi që të certifikohen rezultatet dhe pasi që të shkohet me konstituim të kuvendit dhe formim të qeverisë”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai shtoi se opozita, sipas vlerësimit të tij, duket e përçarë në një pjesë të saj, ndërsa propozimet e Aleancës i cilësoi si të pakoordinuara me partitë e tjera opozitare.

FIDANISHTJA

“Ka opozitë që është të një pjese të saj, që është e thyer përbrenda ashtu po duket edhe në publik, në ndërkohë është Aleanca që i bën disa propozime që janë të pakoordinuara me partitë e tjera. Në ndërkohë edhe Hamza dhe PDK nuk duket diku”.

Sipas Jakajt, shumica aktuale parlamentare duket në një pozitë komode, pasi, sipas tij, i ka numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për formimin e qeverisë, pa pasur nevojë për mbështetjen e partive opozitare.

“E shoh shumicën parlamentare aktuale komode në raport me atë se i ka numrat për votim të kryetarit të kuvendit, në ndërkohë edhe për formim të qeverisë pa pasur nevojën e partive opozitare”, deklaroi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.