Ardian Azemi: “Gjilani, si gjithmonë në rrugën e duhur” – vlerëson mbështetjen e të rinjve për UÇK-në
Gjilan – Aktivisti dhe komentuesi publik Ardian Azemi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar atë që ai e përshkruan si rritje të interesimit dhe mbështetjes së të rinjve ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në postimin e tij me titullin “Gjilan, si gjithmonë në rrugën e duhur”, Azemi shprehet se brezat e rinj duhet ta njohin dhe ta vlerësojnë rolin e UÇK-së në historinë e Kosovës.
Ai thotë se po vëren një prirje të re te rinia, e cila, sipas tij, po shfaq gjithnjë e më shumë dashni, respekt dhe mirënjohje ndaj UÇK-së dhe vlerave që ajo përfaqëson.
Azemi e lidh këtë zhvillim edhe me proceset gjyqësore në Hagë, duke pretenduar se mbështetja e të rinjve ka dëshmuar se UÇK-ja vazhdon të ketë përkrahje në Kosovë.
Në fund të reagimit, ai shpreh emocionin e tij për atë që e konsideron si një pamje shpresëdhënëse, duke theksuar praninë e të rinjve në aktivitetet përkujtimore dhe në shprehjen e respektit ndaj UÇK-së.
Postimi është shoqëruar edhe me fotografi ku shihen të rinj që shprehin mbështetje dhe respekt për UÇK-në./rajonipress/



