United Hospital

Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, thotë se dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Ahmeti përmend diplomantin amerikan, Christopher Hill, i cili dëshmoi këtë javë në Hagë, për të cilin thotë se ishte ai që konfirmoi që vetëm Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK-në si kriminele dhe askush tjetër.

United Hospital

Sipas tij, kjo dëshmon deklaratat se çlirimtarët po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.

“Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër. Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska”.“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.