ARKATANA

Kurti: Thaçi nuk i ka numrat, njerëzit janë mësuar se PDK nuk do të jetë më në pushtet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Albin Kurti thotë se PDK’së dhe liderit të saj Hashim Thaçi i është ndalur hovi. Ai thotë se edhe ndërkombëtarët, por edhe njerëzit në Kosovë kanë filluar të mësohen me idenë se PDK nuk do të jetë më në pushtet.

Shkuarja në zgjedhje të reja tha Kurti është e dëmshme sepse do të humbiste kohë Kosova.

Por Kurti tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e VV’së, kjo e fundit nuk do e mbështesë qeverinë e “emergjencës”.

Ndërkohë Kurti tha se “në fund vijnë edhe postet” duke shfaqur dëshirën e VV’së për të qenë pjesë e qevrisë.

Por për këtë tha ai duhet të vendos anëtarësia e VV’së.

“Nëse këta krerët tanë e zvogëlojnë drojen ndaj ndërkombëtarëve do të arrim pajtimin”, tha Kurti.

Kurti optimist: Ka mirëkuptim për kërkesat e VV’së më shumë se që duket publikisht (Video)

Albin Kurti thotë se është optimist për koalicionin e opozitës. Tha se për kërkesat e VV’së në takimet me e organizuara ka pasur mirëkuptim më shumë se që duket publikisht.

Eco Higjiena

Albin Kurti tha se nëse opozita nuk është bashkuar në të kaluarën më së paku ka faj Vetëvendosje.

Duke folur në Argument Plus, Kurti tha se përgjigjja e bllokut opozitar për VV’në do të duhej të vinte por se pret që kjo të bëhet në ditët në vijim.

Ai pret që në javët e ardhshme të arrihet marrëveshje dhe të përmbyllen të gjitha fazat e bisedimeve.

Ndërkohë Kurti tha se VV qëndron pas kërkesës për mos vazhdimin e dialogut.

“Në aspekin politik qeveritë e deritanishme ksaj partie shtet kanë bërë ve♪5se pazare me Serbinë, çfarëdo që ka kërkuar Serbia në mënyrë që të marrin imunitetin prej EULEX’it në Kosovë. EULEX nuk i nguc këta për korrupsionin këtu ndërkaq këta vazhdojnë të jetojnë në aeroplanin Prishtinë-Bruksel dhe anasjelltas”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova duhet të ketë dialog të hapur me BE’në. Ai tha se Bashkimi Evropian po i trajton kosovarët si “pacient i cili vazhdimisht gënjehet se do të dal nga spitali”.

Kurti tha se është optimist lidhur me koalicionin qeveritar opozitar.

“Besoj që në këto takimet që kemi pasur ka pasur një farë lloj mirëkuptimi për qëndrimet e Vetëvendosjes edhe për propozimet tona më shumë se sa që duket publikisht”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.