Hidromorava

Arben Gashi i hidhëruar pse AAK-së iu ofrua posti i Kryeministrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arben Gashi ka shprehur pakënaqësi pse LDK ia ka ofruar AAK’së dhe Ramush Haradinajt pozitën e Kryeministrit. Ai ka thënë se LDK duhet të mendojë nëse Kosovës po ia jep edhe një herë koalicionin e vitit 2004, kur LDK ishte në koalicion me AAK’në.

“Nuk ka vend për eufori as në LDK e as në PDK. Por, AAK mund të jetë e ekzaltuar”, ka thënë ai.

Arben Gashi ka thënë se Kosova mund të rrëshqas drejt një konflikti politik sikur në rastin e Afganistanit.

“Në këtë rast e japim një model të vitit 2005-2007. Jemi në situatë ku duhet të mendojmë se si po e përfaqësojmë qytetarin e Kosovës”, ka thënë ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arben Gashi ka kërkuar përgjegjësi nga Shtabi Zgjedhor i LDK’së dhe organet udhëheqëse për dështimin në zgjedhjet nacionale.

“LDK nuk doli fituese e këtyre zgjedhjeve. Këshilli i Përgjithshëm ende s’e ka dhënë pëlqimin për këtë koalicion”, ka shtuar ai.

ARKATANA

“Vendimi u morr në situatën në jofitoren e LDK’së”, ka shpjeguar Gashi vendimin e LDK’së.

Sipas Gashit, secili në LDK duhet ta marrë përgjegjësinë për mosfitoren e LDK’së.

“Secili duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin dhe mosrezultatin. Ata që kanë pasur përgjegjësi fitoren e LDK’së duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Gashi ka hedhur dyshime se përsëri ka pasur devijim të vullnetit të qytetarëve nga komisionerët me çka është vërtetuar me rinumërimin e 400 kutive të votimit.

“Te votat e kandidateve ka pasur mospërputhshmëri”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.