ARKATANA

VV, mesazh kancelares Merkel: Jemi kundër dialogut të pabarabartë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vetëvendosje i është përgjigjur zyrtarit të lartë gjerman, këshilltarit të kancelares Angela Merkel, i cili gjatë ditës së djeshme vizitoi Kosovën dhe kërkoi që dialogu me Serbinë të vazhdohet.

Sipas Glauk Konjufcës, kjo lëvizje nuk ka mirëkuptim për formën e tillë të bisedimeve, të pabarabartë dhe dialog ku bisedohet vetëm për cështjet e brendshme të Kosovës.

FIDANISHTJA

“VV nuk është kundër dialogut në parim, por dialogut me Serbinë duhet t`i vendoset kushte. Nuk mund të bisedohet me Serbinë që ka Kushtetutën me Kosovën si pjesë e saj, me Serbinë që nuk e njeh Kosovën dhe që financon strukturat paralele. Qeveria e ardhshme, nëse ne do ta mbështesim, do të thotë se ne jemi kundër një dialogu të pabarabartë. A do ta përkrahim nga jashtë apo nga brenda qeverinë, do të varet nga pjesa e tretë e negociatave”, tha Konjfuca për RTK. /RTK/