Fundamenti

PDK-ja rrezikon ta çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partia Demokratike e Kosovës do të mundohet të gjej me çdo kusht mënyrën për të mos e lënë koalicionin LDK-AAK-Nisma ta themeloj qeverinë e re. Sipas analistëve, PDK-ja do t`i përdorë të gjitha mundësitë deri në dërgimin e vendit në zgjedhje.

Kontrabandimi apo blerja e deputetëve me para, është një prej opsioneve të cilin mund ta ndërmarrë PDK-ja me qëllim që t`i krijoj numrat për të mos e lëshuar pushtetin.

Hidromorava

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova thotë se gjithmonë ka pasur tendenca të tilla nga ana e PDK-së, mirëpo beson se kësaj radhe përfaqësuesit e LDK-së do t`i bartin politikat e saj dhe nuk do të ketë lëkundje.

“Unë nuk dyshoj që bënë prova të tilla dhe këto kanë ndodhur gjithmonë. Mirëpo kemi pasur raste edhe kur tanët kanë kaluar në radhët e subjekteve të tjera politike por asnjëherë nuk kanë pasur sukses. Por unë e di dhe kësaj radhe besoj shumë që LDK-ja do të jetë me të gjithë kandidatët e saj apo deputetët e ardhshëm saj në parlamentin e Kosovës. Do të jenë përfaqësues jo vetëm të popullit por edhe të LDK-së, kryesisë së LDK-së dhe do t`i bartin politikat që ia ka parashutuar vetes Lidhja Demokratike dhe besoj se ata nuk do të dalin nëpër subjekte të tjera”, thekson Rugova. /Bota sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.