Hidromorava

Shkrimtarët nuk janë as priftërinj as politikanë

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Publiku, lexuesit shqiptarë ju njohin dhe të pëlqejnë në bazë të dy romaneve tuaja të përkthyera në shqip: “Forsiranje romana reke”, (përkthyes Musa Ramadani, biblioteka Ura, Prishtinë) dhe “Ministarvo boli”, (përkthyer dhe botuar në Tiranë).

Ndërkohë, keni botuar edhe ndonjë libër në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera?

Dubravka: Në shqip është përthyer edhe libri im “Muzej bezuvjetne predaje” (Muzeumi i kapitullimit pa kushte), përkthim i Ilira Shurdhani -Ymerit, e cila e përmirësoi edhe e plotësoi. E njëjta ka përkthyer edhe romanin tuaj “Minitrie e dhimbjes”(Tirana: Dituria, 2009). Sa i përket bibliografisë time, unë kam website-in, dhe mund të shikohet në internet:www.dubravkaugresic.com

Keni lindur në Zagreb, ku jeni rritur, shkolluar dhe keni shkruar librat e parë, ndërkaq, sot e sa vjet, jetoni dhe krijon në Holandë. Si erdhi deri të ndërrimi i vendbanimit? Pak më gjerësisht për relacionin Zagreb/Amsterdam.

Dubravka: Deri të vendimi që të ikë nga Kroacia erdhi në vitin 1992, në kohën nacionalizmit kroat, kur në Kroaci, unë se paku, më nuk merrej frymë nga urrejtja ndaj “armikut”. “Armik” ishte gjithsecili, që nuk pajtohej me politikën nacionaliste të Kroacisë dhe ai që ia ka pasur kurajon të thotë atë edhe zëshëm. Armik ishte ai i famshmi tjetri, tjetri grup gjaku, serbi, para se gjithash, por edhe shumë të tjerë armiq etnik shqiptarët, për shembull. Në fakt, më vonë e kuptoni se urrejtja ndaj tjetrit ishte një shkas, për përzënie ekonomike të shqiptarëve nga Zagrebi, të cilët me kalimin e kohës ishin bërë klasë e pasur zanatçinjsh. Kjo klasë, përmes gjithfarë pengesash është dashtë të shtyjë, që sa më lirë të shesë pasurinë e fituar me mund e të ikë.

A ju mungon Zagrebi i bukurisë së veçantë, publiku lexues?

Dubravka: Në të vërtetë, duhet të them se unë vetë jam ajo që angazhohem, që secili libër i imi të jetë pranë publikut lexues kroat, ngase disi besoj së në Kroaci kam lexuesit e mi. Nuk janë botuesit ata që angazhohen ose publiku kroat, por unë vetë përpiqem dhe synoj të jam e pranishme në Kroaci.

Çka jeni duke shkruar momentalisht? Çka keni botuar në kohë të fundit dhe çka do të botoni në të ardhëm e afërt?

Dubravka: Libri im më i ri është përmbledhja esesh “Evropa u sepiji” (sepia: ngjyrë e zjarrtë, nuk është ngjyrë bardhë-zi). Titulli, pra sugjeron se Evropa është çështje e së kaluarës, si një lloj muzeu. Ky libër vitin e kaluar është botuar në Beograd, shumë shpejt do të shtypet edhe në Zagreb. Është botuar edhe në gjuhën angleze. (“Europe in Sepia”)

Letërsia që krijohet në Ballkan, ngjasimet dhe dallimet në krahasim me letërsinë që shkruhet sot në Holandë dhe, përgjithësisht, në Perëndim?

Dubravka: Letërsia në Ballkan, para se gjithash, është “letërsi mashkullore”, ngase në Ballkan akoma nuk ka ardhur deri të participimi i drejtë i femrave në letërsi. Kur them participimi, atëherë mendoj në skenën e gjithëmbarshme letrare. Sikurse e dini edhe vetë, pjesa dërmuese e shkrimtarëve janë meshkuj, meshkujt janë kritikët në gazeta, profesorë në fakultete; meshkujt janë kolumnistë të rregullt në gazeta, anëtarë të jurive janë meshkujt, meshkujt janë ata që kryesisht fitojnë shpërblime, meshkujt janë përfaqësuesit e kanuneve letrare dhe kështu me radhë e të tjera e të tjera. Meshkujt janë në libra leximi, meshkujt krijojnë kanunin letrar nacional, akademikët janë meshkujt, meshkujt tanimë me shekuj shesin pikëpamjet e tyre mbi botën si universale, aq më tepër meshkujve nuk u vjen hiç keq, që dominojnë dhe që kryesisht i drejtohen njëri-tjetrit. Më në fund, e bëni një test dhe pyetni kolegët tuaj, cilat gra shkrimtare i kanë lexuar dhe cilat nga ato autore i çmojnë?

Fundamenti

Krijimtaria e juaj në prozë është shpërblyer shumë herë deri më tash, si në Kroaci ashtu edhe gjetke, diçka më hollësisht lidhur me këtë?

Dubravka: Gjithsesi, shpërblimet janë shumë të këndshme dhe unë jam shumë krenare për të gjitha shpërblimet që i kam fituar. Mirëpo, unë gjithashtu e di se shumë shpërblime janë fitim në lotari.

Mbi leximin e librit është fjala: si dhe sa lexohet një libër i mirë prozash në Holandë dhe më shumë lexohet tek ne (në Kroaci dhe gjithandej në Ballkan) apo këtu, ku jetoni tash e sa vjet?

Dubravka: Mendoj se me globalizimin edhe tregu letrar është standardizuar dhe se disa emra në vit sillen (rrotullohen) nëpër të gjitha shtëpitë botuese në botë. Kështu që, në botë të gjithë lexojnë, pothuajse të njëjtat gjëra, që është dhimbshme, por kështu është.

Pozita e shkrimtarit tek ne dhe në Holandë, një krahasim. A mund të jetohet mirë e pa probleme në Holandë me fitime vetëm nga shkrimet? Përvoja juaj lidhur më këtë?

Dubravka: Mendoj se pozita është gjithkund e vështirë, por pozita më e vështirë është e atyre shkrimtareve dhe shkrimtarëve që jetojnë midis një ose shumë kulturave. Kur e gjitha disi përmblidhet, druhem se nga e ashtuquajtura letërsi serioze, s’ka pasur as nuk do të ketë, bukë.

Sa ose në ç’masë lexuesi holandez e lexon dhe njeh shkrimtarët më të mirë, kulmor ballkanas, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, për shembull.

Dubravka: Ismail Kadaré është shkrimtar i njohur në Holandë, ngase gati të gjithë librat e tij janë të përkthyer.

Porosia juaj e shkurtër lexuesve shqiptarë dhe përgjithësisht lexuesve, që fitohet përshtypja se numri i tyre sa shkon e zvogëlohet!

Dubravka: Nuk kam kurrfarë porosie. Punë e lexuesit është arsimimi dhe të arsimohet vetë, të zgjedhë librat që do t’i lexojë ose të mos lexoj fare. Kjo është punë për të. Shkrimtarët nuk duhej të guxonin të jenë as priftërinj as politikanë të ndajnë këshilla, ngase kjo gjithmonë mbaron keq për letërsinë./zeri/