Arrestohet në Kamenicë, dyshohet se i vuri flakën punëtorisë së babait dhe tentoi të djegë edhe një tjetër
Kamenicë – Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për veprën penale të zjarrvënies, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një qytetari tjetër.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 22:40. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./rajonipress/


